Nga BDI flasin për largimin e ASH-së nga Fronti Evropian: Bashkëpunimi opozitar do të vazhdojë

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë mirëpritur vendimin e krahut të Ziadin Selës në Aleancën për Shqiptarët, duke theksuar se bashkëpunimi mes dy subjekteve do të vazhdojë edhe më tej The post Nga BDI flasin për largimin e ASH-së nga Fronti Evropian: Bashkëpunimi opozitar do të vazhdojë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nëntor 19, 2025 - 16:30
 0
Nga BDI flasin për largimin e ASH-së nga Fronti Evropian: Bashkëpunimi opozitar do të vazhdojë

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë mirëpritur vendimin e krahut të Ziadin Selës në Aleancën për Shqiptarët, duke theksuar se bashkëpunimi mes dy subjekteve do të vazhdojë edhe më tej në skenën opozitare. Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti, deklaroi se komunikimi dhe koordinimi mes tyre ka qenë gjithmonë pozitiv dhe se këtë e shohin si një hap drejt forcimit të frontit opozitar.

“Ne kemi pasur dhe kemi një bashkëpunim dhe komunikim të shkëlqyeshëm. Ata duan dhe kanë vendosur që t’i kthehen vetvetes, gjë të cilën ne e përshëndesim, e përkrahim, që bashkërisht, të gjitha subjektet opozitare, t’i rikthejmë zhvillimet në realitet, pasi jemi dëshmitarë se në shumë fusha ka regres jashtëzakonisht të madh”, tha Bexheti.

Ai theksoi se BDI-ja do të vazhdojë veprimtarinë në kuadër të grupit parlamentar të Frontit Europian dhe pret që edhe deputetë të tjerë të vazhdojnë të jenë pjesë e këtij grupimi.

“Do të vazhdojmë si grup parlamentar i Frontit Europian, ashtu siç morëm mandatin nga qytetarët. Duam të jemi konsekuentë deri në fund”, u shpreh ai.

Sa i përket bashkëpunimit në nivel lokal, Bexheti konfirmoi se koordinimi i aktiviteteve do të vijojë në komunat ku veprojnë këshilltarët e dy partive.

“Nëse keni dëgjuar z. Sela dhe të tjerë, normalisht që grupet e këshilltarëve do të vazhdojnë t’i bashkërendisin aktivitetet në të gjitha komunat”, theksoi ai.

BDI vlerëson se afrimi i krahut të Selës drejt opozitës forcon qëndrimin e tyre të përbashkët ndaj zhvillimeve politike në vend, mes kritikave për regres në disa fusha kyçe.

The post Nga BDI flasin për largimin e ASH-së nga Fronti Evropian: Bashkëpunimi opozitar do të vazhdojë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .