Si dhe kur ndodhi aksidenti tragjik ku humbi jetën bashkëshorti i zëvendësministres Zekolli-Shaqiri?

Një aksident i rëndë trafiku i ndodhur më 17 tetor 2022 në unazën e Shkupit, në afërsi të Radishanit, i mori jetën çiklistit Arbër Shaqiri dhe lëndoi një tjetër çiklist The post Si dhe kur ndodhi aksidenti tragjik ku humbi jetën bashkëshorti i zëvendësministres Zekolli-Shaqiri? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nëntor 19, 2025 - 16:30
 0
Si dhe kur ndodhi aksidenti tragjik ku humbi jetën bashkëshorti i zëvendësministres Zekolli-Shaqiri?

Një aksident i rëndë trafiku i ndodhur më 17 tetor 2022 në unazën e Shkupit, në afërsi të Radishanit, i mori jetën çiklistit Arbër Shaqiri dhe lëndoi një tjetër çiklist nga Shkupi. Ngasësi i automjetit dyshohet se ka goditur dy çiklistët në drejtim të Tetovës, duke shkaktuar tragjedinë që sot po rikthehet në vëmendje për shkak të zhvillimeve gjyqësore, shkruan Gazeta Flaka

Viktima Arbër Shaqiri ishte bashkëshorti i zëvendësministres së Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, e cila sot përmes një konference për media shprehu shqetësime të thella për procesin gjyqësor dhe mënyrën se si po trajtohet rasti i bashkëshortit të saj.

Ajo deklaroi se gjykata ka shqiptuar vetëm 7 muaj burg për personin e dyshuar se shkaktoi aksidentin, ndërsa vetë asaj po i mohohet e drejta e ankesës.

“Sot jam para jush me duar të lidhura, ligji nuk më jep të drejtë ankese, por Prokuroria e ka dhe sot i drejtohem asaj publikisht. Kërkoj apel të vendimit, kërkoj vendim të drejtë”, tha Zekolli Shaqiri.

Zëvendësministrja tregoi se momenti i shpalljes së vendimit ka qenë emocionalisht i papërballueshëm, ndërsa akuzoi gjykatësen për sjellje të papërshtatshme gjatë seancës.

“Dhe në momentin më të rëndë, kur vendimi u shpall, dhe dhimbja më pushtoi sërish, gjykatësja Dragana Isakovska më ngriti zërin. Ngriti zërin ndaj një gruaje që kishte humbur gjithçka, vetëm pse reagova njerëzisht”, deklaroi ajo.

Zekolli Shaqiri shtoi se reagimi i saj nuk ishte politik apo institucional, por një reagim njerëzor i një gruaje të thyer nga humbja.

“Atë çast nuk fola si profesioniste, por si nënë dhe si bashkëshorte e thyer. Dola me një fjali që më doli nga shpirti. Uroj të mos e përjetoni kurrë një dhimbje të tillë”, tha ajo.

Ajo i bëri thirrje Prokurorisë të ushtrojë të drejtën e ankesës dhe të sigurojë një vendim të drejtë, duke theksuar se rasti nuk është vetëm personal, por një çështje e drejtësisë dhe barazisë para ligjit.

Rasti i aksidentit që tronditi opinionin publik vijon të mbetet nën vëmendjen e institucioneve dhe qytetarëve, ndërsa familja e viktimës kërkon rikthimin e çështjes në apel.

Kujtojmë që i ndjeri la pas vetes bashkëshorten, dy fëmijët dhe prindërit e tij. I ndjeri ishte  anëtari i klubit Phoenix Cycling Team. Gazeta Flaka

The post Si dhe kur ndodhi aksidenti tragjik ku humbi jetën bashkëshorti i zëvendësministres Zekolli-Shaqiri? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .