Nga mesnata hyjnë në fuqi çmimet e reja të karburanteve

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) ka njoftuar se është marrë vendim për uljen e çmimeve të derivateve të naftës për 1,08% në Maqedoni. Sipas vendimit, çmimet e benzinës EUROSUPER BS-95 The post Nga mesnata hyjnë në fuqi çmimet e reja të karburanteve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 18, 2025 - 21:30
 0
Nga mesnata hyjnë në fuqi çmimet e reja të karburanteve

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) ka njoftuar se është marrë vendim për uljen e çmimeve të derivateve të naftës për 1,08% në Maqedoni.

Sipas vendimit, çmimet e benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 2 denarë për litër, ndërsa çmimet e derivateve të tjera mbeten të pandryshuara.

Çmimet e EURODIZELIT (D-E V), Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) dhe Mazutit M-1 NS nuk pësojnë ndryshim.

Vendimi hyn në fuqi nga data 19 dhjetor 2025, në ora 00:01.

Çmimet maksimale të derivateve të naftës:

  • EUROSUPER BS-95: 71.00 denarë/litër
  • EUROSUPER BS-98: 73.00 denarë/litër
  • EURODIZEL BS (D-E V): 66.50 denarë/litër
  • Vaj ekstra i lehtë për karburant (EL-1): 65.50 denarë/litër
  • Mazut M-1 NS: 32.635 denarë/kilogram

KRE thekson se çmimet janë përcaktuar në bazë të lëvizjeve në tregjet botërore të naftës dhe kursit të denarit.

Flaka

The post Nga mesnata hyjnë në fuqi çmimet e reja të karburanteve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .