Nga sot, në funksion kamerat “Qyteti i Sigurt”

Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar se në përputhje me dispozitat e Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor, ka vendosur në funksion kamerat “Qyteti i Sigurt”, të cilat do The post Nga sot, në funksion kamerat “Qyteti i Sigurt” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 1, 2025 - 16:00
 0
Nga sot, në funksion kamerat “Qyteti i Sigurt”

Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar se në përputhje me dispozitat e Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor, ka vendosur në funksion kamerat “Qyteti i Sigurt”, të cilat do të regjistrojnë automatikisht shkeljet e trafikut. Periudha provuese, sipas MPB-së do të zgjasë prej 1 deri më 31 dhjetor, ndërsa nga 1 janari do të ketë edhe gjoba. Sipas zëdhënësit të kësaj ministrie, Goce Andreevski, autorët e shkeljeve që do të dokumentohen përmes sistemit të “Qytetit të Sigurt”, do të sanksionohen në përputhje me dispozitën që rregullon shpejtësinë maksimale të lejuar të automjeteve.

“Në periudhën fillestare, shkeljet e trafikut do të regjistrohen si: drejtimi i një automjeti me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, kalimi i semaforit të kuq, leja e trafikut e skaduar dhe automjetet e parkuara në mënyrë të paligjshme dhe në fazën tjetër të projektit është planifikuar të zgjerohet lloji i shkeljeve të trafikut që do të regjistrohen nga sistemi elektronik.”, – deklaroi zëdhënësi i MPB-së, Goce Andreevski.     

Sipas këtij të fundit për kundërvajtjet që do të dokumentohen përmes sistemit “Qyteti i Sigurt”, Ministria e Brendshme do t’i dërgojë një mesazh SMS pronarit të automjetit me të cilin është përcaktuar një shkelje e trafikut, në telefonin celular dhe në adresën e email-it, të dhëna që pronari i automjetit i ka dhënë gjatë regjistrimit të automjetit, me një lidhje për të shkarkuar Raportin e Shkeljes së Rregullave të Trafikut me një urdhër pagese për kundërvajtje.

“Nëse kryesi pranon përgjegjësinë për kundërvajtjen e kryer, brenda tetë ditëve nga data e marrjes së Raportit të Shkeljes së Rregullave të Trafikut me një urdhër pagese për kundërvajtje, ai do të paguajë gjysmën e gjobës së shqiptuar, nëse afati tetëditor për pagesën e gjysmës së gjobës së shqiptuar ka skaduar, ai do të jetë në gjendje të paguajë të gjithë shumën e gjobës së shqiptuar, jo më vonë se tetë ditë pas skadimit të afatit për pagesën e gjysmës së gjobës së shqiptuar dhe para procedurës së zbatimit. Kur të përfundojë pagesën e gjobës së shqiptuar brenda afateve të dhëna, nuk paguhen shpenzime për të gjithë procedurën.”, – deklaroi zëdhënësi i MPB-së, Goce Andreevski.

Sipas Andreevskit, nëse shkelësi nuk e ka paguar gjobën, Ministria e Brendshme do ta dorëzojë atë te organi kompetent për pagesë të detyruar. Siç ka njoftuar MPB-ja, projekti do të fillojë të testohet në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë, për të vazhduar pastaj me qytetet tjera të vendit.  

The post Nga sot, në funksion kamerat “Qyteti i Sigurt” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .