Nga sot, patentë shoferi vetëm me emrin e ri kushtetues – Republika e Maqedonisë së Veriut
Nga sot patentat e shoferit në Maqedoninë e Veriut, me emrin e vjetër kushtetues të shtetit, do të ndalojnë të vlejnë, njofton Portalb.mk. Qytetarët të cilët do të ndeshen nga policët dhe të cilët posedojnë vetëm patentë shoferi me emrin e vjetër, do të gjobiten me 100 euro. Autoritetet kanë njoftuar se deri tani janë […]
Nga sot patentat e shoferit në Maqedoninë e Veriut, me emrin e vjetër kushtetues të shtetit, do të ndalojnë të vlejnë, njofton Portalb.mk.
Qytetarët të cilët do të ndeshen nga policët dhe të cilët posedojnë vetëm patentë shoferi me emrin e vjetër, do të gjobiten me 100 euro.
Autoritetet kanë njoftuar se deri tani janë lëshuar rreth 800 mijë patent shoferë me emrin e ri të shtetit – Republika e Maqedonisë së Veriut. Paraprakisht, edhe targat e veturave janë ndërruar dhe ato duhet ta mbajnë parashtesën NMK.
Në pajtueshmëri me Marrëveshjen e Prespës, e nënshkruar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë më 17 qershor 2018, pas ndryshimit të emrit kushtetues të shtetit, qytetarët kishin për obligim t’i ndërrojnë dokumentet personale të udhëtimit, letërnjoftimet dhe patentë shoferat. Marrëveshja hyri në fuqi më 12 shkurt të vitit 2019 dhe në të parashihej afat prej pesë viteve për ndërrim të dokumenteve.
Kujtojmë se më 1 shkurt të këtij viti, Kuvendi miratoi në procedurë të shkurtuar ndryshimet ligjore sipas të cilave afati për ndërrimin e patentë shoferëve me emërtimin “Republika e Maqedonisë” do të jetë deri në fund të vitit, përkatësisht 31 dhjetor 2024.
- LEXO: Nga 1 janari 100 euro gjobë për patentë shofer me emrin “Republika e Maqedonisë”
- LEXO: MPB u bën thirrje edhe një herë qytetarëve të RMV-së që deri në fund të vitit të ndërrojnë lejet e vjetra të vozitjes
- LEXO: RMV, u miratuan ndryshimet ligjore, lejet e vozitjes do të vlejnë deri në fund të vitit