Ngërçi për Specialen dhe Presidentin, Kryesia dhe GP i PDK’së mblidhen nesër në ora 14:00

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, së bashku me kryesinë e kësaj partie, nesër do të mbajnë mbledhje të përbashkët. Kështu ka mësuar Gazeta Express përmes burimeve të saj, nga ku njoftohet se mbledhja do të mbahet nga ora 1...

tetor 3, 2026 - 22:00
Ngërçi për Specialen dhe Presidentin, Kryesia dhe GP i PDK’së mblidhen nesër në ora 14:00

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, së bashku me kryesinë e kësaj partie, nesër do të mbajnë mbledhje të përbashkët.

Kështu ka mësuar Gazeta Express përmes burimeve të saj, nga ku njoftohet se mbledhja do të mbahet nga ora 14:00, në selinë qendrore të kësaj partie.

Kjo mbledhje e GP’së dhe e Kryesisë së PDK’së, vije pas takimeve që kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza, ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ndryshe, nga këta takime, siç ka mësuar Express, Kurti ka kërkuar që fillimisht Projektligji për Specialen të miratohet vetëm në lexim të parë, më pas Kuvendi të kalojë në seancën për zgjedhjen e Presidentit dhe vetëm pas kësaj të procedohet leximi i dytë i projektligjit, gjë e cila nuk është pranuar nga kreu i PDK Hamza.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.