Ngjarja në Parkun Kombëtar “Mali Sharr” merr kthesë: Drejtori mohon lëndime të punonjësve
Ditë më parë, pamjet u bënë virale kur të punësuarit e Parkut Kombëtar “Mali Sharr” tentuan të pengonin një makineri turistike, e cila sipas tyre nuk kishte leje për të The post Ngjarja në Parkun Kombëtar “Mali Sharr” merr kthesë: Drejtori mohon lëndime të punonjësve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Ditë më parë, pamjet u bënë virale kur të punësuarit e Parkut Kombëtar “Mali Sharr” tentuan të pengonin një makineri turistike, e cila sipas tyre nuk kishte leje për të operuar. Fillimisht, u raportua se një punëtor kishte pësuar lëndime, dhe rasti u denoncua në polici.
SPB-Tetovë deklaroi se ngjarja përfshinte “pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” dhe “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, pasi disa persona me ratrakë kishin tentuar të godisnin punonjësit e parkut.
Megjithatë, sot drejtori i Parkut, Evzal Elmazi, mohoi të ketë pasur ndonjë të lënduar gjatë incidentit:
“Nuk ka pasur lëndime të punonjësve gjatë atij aksionit. Kam qenë dhe unë bashkë me kolegët pjesëmarrës dhe nuk kam lejuar që situata të del jashtë kontrolli.”
Ai gjithashtu njoftoi se Parku Kombëtar ka arritur marrëveshje me operatorët privatë, përfshirë edhe atë të përfshirë në incidentin e mëparshëm. Marrëveshja parashikon:
- Makineritë për rrafshimin e borës të dalin vetëm kur trashësia e borës të jetë minimum 50 centimetër.
- Një operator mund të përdorë maksimumi katër makineri njëherësh.
Pas nënshkrimit të kontratës, të tre palët ranë dakord të dorëzojnë një iniciativë në Ministrinë e Punëve të Brendshme për të ndaluar kallëzimet penale për këtë rast në të ardhmen, duke synuar bashkëpunim konstruktiv mes Parkut Kombëtar dhe operatorëve ekonomikë në zonën e Sharrit.
Flaka
The post Ngjarja në Parkun Kombëtar “Mali Sharr” merr kthesë: Drejtori mohon lëndime të punonjësve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .