Ngjarjet që shënuan vitin 2025 në RMV: Tragjedi, korrupsion, pazare politike, ngecje dhe shtet që vepron vetëm nën presion
Viti 2025 në Maqedoninë e Veriut nuk do të mbahet mend për ngjarje të mira. Vendi nuk bëri ndonjë kthesë të madhe, edhe ky vit u përcoll me kriza të ndryshme. Ishte vit ku tragjeditë u përsëritën, ngecjet institucionale dolën në përsëri në sipërfaqe, lufta kundër korrupsionit dështoi, ndërsa drejtësia heshti për shumë raste. Qytetarët […]
Viti 2025 në Maqedoninë e Veriut nuk do të mbahet mend për ngjarje të mira. Vendi nuk bëri ndonjë kthesë të madhe, edhe ky vit u përcoll me kriza të ndryshme. Ishte vit ku tragjeditë u përsëritën, ngecjet institucionale dolën në përsëri në sipërfaqe, lufta kundër korrupsionit dështoi, ndërsa drejtësia heshti për shumë raste. Qytetarët jetuan mes ndotjes së ajrit, mbeturinave, pasigurive, korrupsionit dhe procesit eurointegrues i cili ka ngecur. Le t’i kujtojmë nga pak të gjitha në përmbledhjen vjetore të Portalb.mk.
Që në fillim të vitit, Shkupi u rendit si qyteti me ajrin më të ndotur në Evropë, ndërsa statistikat e vdekjeve nga ndotja treguan se problemi nuk është më vetëm mjedisor, por edhe shëndetësor e institucional. Në verë, kryeqyteti u përball edhe me krizën e mbeturinave, duke u shndërruar në deponi të madhe.
Tragjeditë ishin plagë e hapur e vitit. Zjarri në diskotekën “Pulse” në Koçan, ku humbën jetën 63 persona, u bë simbol i neglizhencës dhe mungesës së kontrollit shtetëror. Ashtu si rasti i spitalit modular në Tetovë, edhe kjo tragjedi ngriti pyetjen e dhimbshme: Sa jetë duhen humbur që shteti të veprojë?
Viti 2025 e gjeti Antikorrupsionin të goditur nga brenda, me skandale që përfshinë vetë udhëheqjen e institucionit që duhej të luftonte të keqen.
Viti u shënua nga një varg vendimesh në fushën e drejtësisë që e thelluan mosbesimin e qytetarëve.
Në planin politik, 2025 ishte vit i pazareve, lëvizjeve taktike dhe krizave të brendshme.
Zgjedhjet lokale u zhvilluan në një ambient të tensionuar, me akuza, tensione etnike dhe dyshime për barazi në garë.
Procesi i integrimit evropian ngeci, as këtë vit vendi nuk arriti të hapë negociatat. Derisa shtetet fqinje po vrapojnë drejt Brukselit, RMV-ja ka ngecur në vend, pos deklaratave dhe viktimizimit, progres nuk pati.
Nga ana tjetër, raportet tjera ndërkombëtare ishin si shuplaka për vendin, RMV-ja shënoi rënie në indeksin e korrupsionit, në lirinë e mediave, në renditjet e Freedom House dhe Indeksin Global të Paqes.
Gjuha e urrejtjes dhe incidentet ndëretnike u trajtuan kryesisht në mënyrë selektive dhe të vonuar, duke e thelluar ndjenjën e pasigurisë dhe mosbesimit mes komuniteteve
Në gjitha këto ngjarje, roli i medias ishte thelbësor. Hulumtimet, raportimet gazetareske për tragjeditë, korrupsionin dhe diskriminimin, treguan se pa media kritike, shumë nga këto tema do të mbeteshin në errësirë.
Për Portalb.mk, 2025 shënoi dy momente të rëndësishme. Gazetari Fisnik Xhelili u vlerësua me çmimin vjetor të SHGM-së për raportimin më të mirë lokal dhe rajonal, ndërsa Portalb.mk u rendit sërish si portali më i besueshëm sipas anketës së IRI-t.
Viti 2025 mbyllet me shumë pikëpyetje dhe mbi të gjitha me atë se a do të vazhdojë Maqedonia e Veriut të reagojë vetëm kur ndodh tragjedia e radhës, apo do të ndërtojë më në fund institucione që parandalojnë, mbrojnë, sjellin drejtësi dhe zbatojnë reformat? Përgjigjja, si zakonisht, mbetet për vitin tjetër dhe për qytetarët që nuk po dorëzohen.
Redaksia e Portalb-it ju uron një Vit të Ri sa më të mbarë, me shumë shëndet dhe suksese!
Më poshtë kemi bërë radhitje kronologjike të ndodhive më të rëndësishme gjatë vitit 2025 në Maqedoninë e Veriut.
Janar

Shkurt

Mars

Prill

Maj

Qershor

Korrik

Gusht

Shtator

Tetor

Nëntor

Dhjetor
