Nis seanca për votimin e Qeverisë së re, Kurti paraqet ekspozenë

Në Kuvendin e Kosovës ka nisur seanca për votimin e Qeverisë së re, Kurti 3. Në sallë janë të pranishëm 116 deputetë, teksa Kurti po paraqet ekspozenë, shkruan Reporteri.net. Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas marrjes së mandatit nga Presidentja Vjosa Osmani, do të prezantojë para deputetëve propozimin me emrat e anëtarëve të kabinetit […]

shkurt 11, 2026 - 23:00
 0
Nis seanca për votimin e Qeverisë së re, Kurti paraqet ekspozenë

Në Kuvendin e Kosovës ka nisur seanca për votimin e Qeverisë së re, Kurti 3.

Në sallë janë të pranishëm 116 deputetë, teksa Kurti po paraqet ekspozenë, shkruan Reporteri.net.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas marrjes së mandatit nga Presidentja Vjosa Osmani, do të prezantojë para deputetëve propozimin me emrat e anëtarëve të kabinetit të tij.

Për miratimin e qeverisë, Kurti ka nevojë për votën e shumicës së deputetëve të Kuvendit, që do të thotë së paku 61 vota.

Gjatë ditës së sotme u konstituua legjislatura e re e Kuvendit, duke i hapur rrugë procesit të votimit të qeverisë. Kryetare e Kuvendit u zgjodh Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, me 66 vota, ndërsa u zgjodhën edhe pesë nënkryetarë të tjerë.

Me këtë hap, Kuvendi është gati të vazhdojë me procedurat për formimin e ekzekutivit të ri.