Nis votimi i diasporës për zgjedhjet e 11 Majit, Celibashi ndan detajet e para

Ditën e sotme ka nisur zyrtarisht votimi i diasporës për zgjedhjet e 11 Majit. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Celibashi njofton se mëngjesin e ditës së sotme, zgjedhësi i parë nga jashtë vendit, me vendbanim në Erlangen, Gjermani dhe votues […]

Prill 15, 2025 - 21:00
 0  12
Nis votimi i diasporës për zgjedhjet e 11 Majit, Celibashi ndan detajet e para

Ditën e sotme ka nisur zyrtarisht votimi i diasporës për zgjedhjet e 11 Majit. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Celibashi njofton se mëngjesin e ditës së sotme, zgjedhësi i parë nga jashtë vendit, me vendbanim në Erlangen, Gjermani dhe votues në qarkun Dibër, ka marrë fletën e votimit nga KQZ-ja.

Postimi i Kreut të KQZ:

Votimi nga jashtë ka nisur! Sot, në orën 07:15, zgjedhësi i parë nga jashtë vendit, me vendbanim në Erlangen, Gjermani dhe votues në qarkun Dibër, ka marrë fletën e votimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve!

Ky është një hap i rëndësishëm për përfshirjen e qytetarëve shqiptarë jashtë vendit në procesin demokratik të Zgjedhjeve të 11 Majit 2025.