Një lajm me rëndësi për shoferët
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se nga 13 deri më 19 prill fillon aksioni evropian për kontroll të shpejtësisë në rrugë. Nga atje theksojnë se Policia rrugore e Maqedonisë, si anëtare e Rrjetit Evropian të Policive Rrugore – ROADPOL, i bashkohet këtij aksioni me kontrolle të shtuara për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar. […]
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se nga 13 deri më 19 prill fillon aksioni evropian për kontroll të shpejtësisë në rrugë.
Nga atje theksojnë se Policia rrugore e Maqedonisë, si anëtare e Rrjetit Evropian të Policive Rrugore – ROADPOL, i bashkohet këtij aksioni me kontrolle të shtuara për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar.
“Ndërsa të mërkurën, më 15 prill, nga ora 00:00 deri të enjten, 16 prill në ora 00:00, do të zhvillohet një “Maratonë 24-orëshe e shpejtësisë”, gjatë së cilës do të ketë kontrolle të pandërprera të shpejtësisë së lëvizjes në të gjithë territorin e shtetit. Vozitja e shpejtë mbetet një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore me pasoja të rënda dhe fatale në rrugët tona. Prandaj duhet të veprojmë vazhdimisht. Me implementimin e projektit “Safe City” dhe kontrollet e vazhdueshme aksionale të trafikut: rritet ndërgjegjësimi për rreziqet e vozitjes me shpejtësi të madhe, nxitet ndryshimi i sjelljes së shoferëve në afat të gjatë, shpëtohen jetë”, thonë nga MPB.
Sipas Policisë, një pjesë e madhe e lokacioneve të aksionit për kontrolle janë të njohura paraprakisht për shoferët, me qëllim që të forcohet karakteri parandalues i këtyre aksioneve.
“Qëllimi nuk është ndëshkimi, por qarkullimi në kufijtë e lejuar të shpejtësisë – një qarkullim që shpëton jetë”, thonë nga MPB.