“Njerëzit të urrejnë…”, Bia acarohet me Albën
Bia është acaruar gjatë një bisede me Albën, kur kjo e fundit tha se në botë “I përdorin vajzat para se t’u ofrojnë punë”. Ishte Bia ajo që i tha Albës se nuk do të flas për këtë temë, dhe nuk është dakord me të. Në ndërkohë, debati mes dyshes vijoi me Bian që i […]


Bia është acaruar gjatë një bisede me Albën, kur kjo e fundit tha se në botë “I përdorin vajzat para se t’u ofrojnë punë”.
Ishte Bia ajo që i tha Albës se nuk do të flas për këtë temë, dhe nuk është dakord me të.
Në ndërkohë, debati mes dyshes vijoi me Bian që i kërkoi Albës që ta lë ta fle.
“Jam duke u ndjerë keq, kam problem me gjumin, shko te shtrati tjetër, mos më manipulo. Nuk më le të fle kur ti flet. Nuk më intereson fare. Ti nuk i respekton njerëzit, dhe pastaj reagon thua se “njerëzit më urrejne, natyrisht të urrejnë sepse je urrejtëse”. Zgjedhja është të shkosh diku tjetër. Të lutem më le të fle”, i tha Bia Albës.