NQP-ja do të pranojë gjashtë autobusë ekologjik si donacion nga BE-ja

Në Drejtorinë e Ndërmarrjes për Qarkullim Publik “Shkup” në Autokomandë sot do të bëhet pranim -dorëzimi i gjashtë autobusëve ekologjikë. Autobusët janë donacion nga Bashkimi Evropian përmes projektit “BE për ajër të pastër”. “Këto autobusë paraqesin një hap të rëndësishëm në rrugën drejt uljes së emetimeve, përmirësimit të cilësisë së ajrit dhe promovimit të mobilitetit […]

Nëntor 26, 2024 - 09:00
 0  4
NQP-ja do të pranojë gjashtë autobusë ekologjik si donacion nga BE-ja

Në Drejtorinë e Ndërmarrjes për Qarkullim Publik “Shkup” në Autokomandë sot do të bëhet pranim -dorëzimi i gjashtë autobusëve ekologjikë. Autobusët janë donacion nga Bashkimi Evropian përmes projektit “BE për ajër të pastër”.

“Këto autobusë paraqesin një hap të rëndësishëm në rrugën drejt uljes së emetimeve, përmirësimit të cilësisë së ajrit dhe promovimit të mobilitetit të qëndrueshëm urban”, kumton Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH).

Në këtë aktivitet është paralajmëruar pjesëmarrja e ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shkup, Mihalis Rokas, zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, përfaqësueses së UNOPS-it në Maqedoninë e Veriut, Mikela Telatin dhe kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.