“Nuk më pëlqen”, Trump përplaset me ambasadorin australian

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas me ambasadorin e Australisë në Shtetet e Bashkuara gjatë deklaratave për gazetarët që mbulonin vizitën e kryeministrit australian Tony Albanese në Uashington. Një gazetar australian e pyeti presidentin amerikan nëse kishte shqetësime në lidhje me qeverinë e Albanese, si për shembull në lidhje me komentet kritike të Kevin Rudd në të kaluarën për të, i […]

tetor 21, 2025 - 21:30
 0
“Nuk më pëlqen”, Trump përplaset me ambasadorin australian

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas me ambasadorin e Australisë në Shtetet e Bashkuara gjatë deklaratave për gazetarët që mbulonin vizitën e kryeministrit australian Tony Albanese në Uashington.

Një gazetar australian e pyeti presidentin amerikan nëse kishte shqetësime në lidhje me qeverinë e Albanese, si për shembull në lidhje me komentet kritike të Kevin Rudd në të kaluarën për të, i cili kishte shërbyer edhe si kryeministër.

Trump u përgjigj se “Nuk di asgjë për të”, ndoshta duke mos e kuptuar se Rudd ishte në dhomë. Trump vazhdoi të pyeste nëse Rudd punonte ende për qeverinë australiane. Ambasadori u përgjigj se komentet se ai nuk pëlqente Trump u bënë para se të merrte rolin aktual.

“As mua nuk më pëlqen dhe ndoshta nuk do të më pëlqesh kurrë”, shtoi Trump.

Komentet kontroverse të Rudd u bënë në vitin 2020 në media sociale, ku ai e quajti Trump “presidentin më shkatërrues në histori”. Më vonë i ai fshiu ato.