Numërimi i votave për deputetë drejt fundit, kanë mbetur edhe 148 kuti
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor. Sipas të dhënave të fundit, deri tani janë numëruar rreth 94 për qind e fletëvotimeve, ndërsa kanë mbetur edhe 148 kuti votimi pa u procesuar. Megjithëse numërimi po shkon drejt përfundimit, renditja e


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor.
Sipas të dhënave të fundit, deri tani janë numëruar rreth 94 për qind e fletëvotimeve, ndërsa kanë mbetur edhe 148 kuti votimi pa u procesuar.
Megjithëse numërimi po shkon drejt përfundimit, renditja e pesë kandidatëve më të votuar brenda partive politike mbetet e pandryshuar. 
Në Lëvizjen Vetëvendosje kryesojnë: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla.
Nga radhët e PDK-së, më të votuarit janë: Bedri Hamza, Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili dhe Sala Jashari.
Ndërkaq, në LDK prinë: Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Avdullah Hoti dhe Doarsa Kica-Xhelili.
Sa i përket AAK-së, pesëshja kryesuese përbëhet nga: Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha dhe Agim Çeku.
