OKTA dhuron central fotovoltaik për Qendrën e Trajnimit të MPB-së
Qendra e Trajnimit e Ministrisë së Punëve të Brendshme do të furnizohet me energji elektrike nga një central fotovoltaik, i cili është donacion i kompanisë OKTA. Projekti synon rritjen e The post OKTA dhuron central fotovoltaik për Qendrën e Trajnimit të MPB-së appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Qendra e Trajnimit e Ministrisë së Punëve të Brendshme do të furnizohet me energji elektrike nga një central fotovoltaik, i cili është donacion i kompanisë OKTA. Projekti synon rritjen e efikasitetit energjetik dhe përdorimin e burimeve të ripërtëritshme në institucionet shtetërore.
Drejtori ekzekutiv i OKTA-s, Dimitros Pashos, theksoi se investimi përfshin një kapacitet prej 40 kilovatësh në energji të ripërtëritshme. “Bëhet fjalë për një investim prej 40 kilovatësh në burime të ripërtëritshme të energjisë, i cili do të mundësojë ulje të shpenzimeve për energjinë elektrike dhe reduktim të emetimeve të dioksidit të karbonit”, deklaroi Pashos.
Sipas tij, projekti do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në aspektin mjedisor dhe zhvillimor. “Ky central fotovoltaik kontribuon ndjeshëm në tranzicionin e gjelbër dhe në zhvillimin e qëndrueshëm, duke promovuar përdorimin e energjisë së pastër në sektorin publik”, shtoi drejtori ekzekutiv i OKTA-s.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme vlerësojnë se ky donacion paraqet një hap konkret drejt modernizimit të infrastrukturës energjetike dhe përforcimit të bashkëpunimit me sektorin privat në funksion të mbrojtjes së mjedisit.
The post OKTA dhuron central fotovoltaik për Qendrën e Trajnimit të MPB-së appeared first on Flaka, në çdo lajm... .