Këshilli i Prokurorëve sërish pa vendim për u.d. kryeprokurorin, seanca shtyhet për të hënën
Këshilli i Prokurorëve Publik as sot nuk arriti ta zgjedhë ushtruesin e detyrës kryeprokuror, pas dorëheqjes së Ljupço Kocevskit, për shkak të mungesës së njërit prej anëtarëve. Seanca u shty The post Këshilli i Prokurorëve sërish pa vendim për u.d. kryeprokurorin, seanca shtyhet për të hënën appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Këshilli i Prokurorëve Publik as sot nuk arriti ta zgjedhë ushtruesin e detyrës kryeprokuror, pas dorëheqjes së Ljupço Kocevskit, për shkak të mungesës së njërit prej anëtarëve. Seanca u shty për ditën e hënë, pasi në mbledhje mungoi prokurorja Jelena Dogazanska Koleva, transmeton Gazeta Flaka.
Anëtarët e Këshillit vendosën që zgjedhja të bëhet vetëm me përbërje të plotë, duke theksuar rëndësinë e momentit dhe nevojën që çdo anëtar të japë mendimin e tij.
“Ne nuk kemi pajisje teknike ndihmëse që ta kyçim kolegen tonë për fat të keq. A do të mundej eventualisht të shtyhet një ditë apo dy, që të vijë edhe kolegia, në mënyrë që kur të dalë Këshilli me qëndrim zyrtar, çdo anëtar të ketë thënë mendimin e vet”, deklaroi Ermon Neziri, anëtar i Këshillit të Prokurorëve.
Në të njëjtën linjë u shpreh edhe anëtari tjetër i Këshillit, Ardian Demiri. “Meqenëse bëhet fjalë për rast serioz dhe moment serioz, do të ishte mirë që si anëtarë të këtij këshilli të japim pikëpamjet tona për kandidatët që do të propozohen për këtë pozicion. Ndoshta nuk do të ishte keq të presim edhe dy apo tri ditë”, tha Demiri.
Sipas Ligjit për Prokurori Publike, ushtruesi i detyrës kryeprokuror duhet patjetër të zgjidhet nga radhët e prokurorëve të Prokurorisë Republikane dhe do ta udhëheqë institucionin deri në zgjedhjen e kryeprokurorit të ri nga Kuvendi, por jo më gjatë se gjashtë muaj. Si emra të mundshëm për zëvendësimin e Kocevskit përmenden Zllatko Bikovski dhe Anita Topollova Isajllovska.
Juristi Ibraim Bajrami, në një intervistë për Alsat, sqaroi procedurën ligjore për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, duke theksuar rolin kyç të Këshillit të Prokurorëve. “Qeveria duhet ta dorëzojë emrin e propozuar te Këshilli për mendim. Afati për dhënien e mendimit është 15 ditë, dhe nëse nuk jepet, ai zgjatet edhe për 15 ditë të tjera. Nëse edhe atëherë nuk ka mendim, kjo llogaritet si mendim pozitiv”, tha Bajrami.
Ai shtoi se pa mendim pozitiv nga Këshilli, propozimi i Qeverisë nuk mund të kalojë në Kuvend. “Është vet Këshilli i Prokurorëve që duhet t’i dalë zot vetvetes dhe të japë mendim pozitiv për kandidatin me imazhin dhe kriterin më apolitik”, theksoi Bajrami.
Ndërkohë, në Kuvend ende nuk ka filluar procedura për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, pasi për hapjen e procesit nevojitet publikimi i shpalljes përkatëse, raporton Gazeta Flaka.
The post Këshilli i Prokurorëve sërish pa vendim për u.d. kryeprokurorin, seanca shtyhet për të hënën appeared first on Flaka, në çdo lajm... .