Orët e udhëheqësve të NATO-s: Ora e Mickoskit vlen 6.900 dollarë, ndër më të shtrenjtat, me ato të Trump dhe de Croo
Kompania IFL Watches në faqet e saj në rrjetet sociale publikoi se çfarë orësh mbajnë krerët e shteteve dhe qeverive, udhëheqësit e NATO-s dhe sa kushtojnë ato. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoskit mban një nga orët më të shtrenjta, transmeton Portalb.mk. IFL Watches thekson se zgjedhja e orëve të dorës së udhëheqësve të 32 shteteve anëtare, […]
Kompania IFL Watches në faqet e saj në rrjetet sociale publikoi se çfarë orësh mbajnë krerët e shteteve dhe qeverive, udhëheqësit e NATO-s dhe sa kushtojnë ato. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoskit mban një nga orët më të shtrenjta, transmeton Portalb.mk.
IFL Watches thekson se zgjedhja e orëve të dorës së udhëheqësve të 32 shteteve anëtare, kryesisht të udhëhequra nga presidentë ose kryeministra, e definon stilin e tyre të udhëheqjes, prejardhjen dhe madje edhe karakterin.
Nga tridhjetë e dy udhëheqësit, IFL Watches ka “informacion” për 20 prej tyre.
Në mesin e atyre për të cilët kanë informacion, orët më të shtrenjta në duart e tyre i kanë mbajtur kryeministri belg Alexander de Croo me një Franck Miller me vlerë prej 19.000 dollarë, presidenti amerikan Donald Trump, i cili shpesh shihet me një Vacheron Constantin me vlerë prej 15.000 dollarë, dhe Robert Fico me një IWC me vlerë prej 15.000 dollarë.
Në kategorinë “e mesme”, ku është edhe kryeministri i Maqedonisë, Hristijan Mickoski me një IWC me vlerë prej 6.900 dollarësh, janë Edi Rama (Shqipëria) me një Mont Blanc prej 4.700 dollarësh dhe Kyriakos Mitsotakis me një Zenith pak më të shtrenjtë prej 9.000 dollarësh.
Skandinavët dhe kryeministri i Kanadasë janë më modestët: Mette Frederiksen me një Skagen prej 125 dollarësh, Jonas Gahr Store me një Swatch prej 84 dollarësh dhe kryeministri kanadez Mark Carney me një Swatchme vlerë prej 100 dollarësh.
Kryeministri suedez Ulf Kristersson mban një Certina prej 1.100 dollarësh, ndërsa Keir Starmer është parë me një Tissot të famshëm me vlerë prej 725 dollarësh.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mban një orë që duket se është e mbajtur gjatë, e mbushur qartë me histori dhe kujtime personale, ndërsa vlera e së cilës është e vështirë të përcaktohet.
Udhëheqësit e Gjermanisë, Estonisë, Italisë dhe Republikës Çeke mbajnë orë Apple, të cilat fillojnë nga 249 dollarë.
Për 12 udhëheqësit e tjerë IFL Watches nuk ka informacion.
IFL Watches është kompani e pavarur dizajni dhe nuk është zyrtarisht e lidhur ose e mbështetur nga asnjë prej markave të përmendura.