Ortek mbi Valbonë, 40 alpinistë nga Kosova filmojnë pamjet magjike në Alpet shqiptare

Rreziku nga ortekët është shtuar në Alpet Shqiptare, pas reshjeve të fundit të dëborës dhe erërave të forta që kanë përfshirë zonën verilindore të vendit. Një grup prej 40 alpinistësh nga Kosova, të cilët prej tre ditësh po eksplorojnë Alpet Shqiptare dhe Luginën e Valbonës, janë përballur nga afër me këtë rrezik. Gjatë ecjes në

Prill 4, 2026 - 17:30
Ortek mbi Valbonë, 40 alpinistë nga Kosova filmojnë pamjet magjike në Alpet shqiptare
ortek-mbi-valbone,-40-alpiniste-nga-kosova-filmojne-pamjet-magjike-ne-alpet-shqiptare

ortek-mbi-valbone,-40-alpiniste-nga-kosova-filmojne-pamjet-magjike-ne-alpet-shqiptare

Rreziku nga ortekët është shtuar në Alpet Shqiptare, pas reshjeve të fundit të dëborës dhe erërave të forta që kanë përfshirë zonën verilindore të vendit.

Një grup prej 40 alpinistësh nga Kosova, të cilët prej tre ditësh po eksplorojnë Alpet Shqiptare dhe Luginën e Valbonës, janë përballur nga afër me këtë rrezik.

Gjatë ecjes në zonën alpine të Valbonës, ata kanë filmuar momentin kur një ortek i fuqishëm shkëputet në majën e Briasit, në lartësinë 2 mijë e 570 metra, dhe zbret me shpejtësi drejt luginës duke krijuar një re të dendur bore që mbulon të gjithë zonën.

Fatmirësisht, në zonën ku ka ndodhur ngjarja nuk ka banesa dhe nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme material, por kërkohet vëmendje mbi sigurinë e banorëve dhe turistëve./A2 CNN

https://youtu.be/pZsLo3YqXiY?si=itg6HImt15jV9PBk