Osmani: Gjykata Kushtetuese vendosi të vazhdojë presionin ndaj gjuhës shqipe

Pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese, Bujar Osmani nga BDI-ja, tha se do të dalin kundër çdo vazhdimi të seancës për kushtetutshmërisë për përdorimin e gjuhës shqipe. “Si përfaqësues legjitim të shqiptarëve, dënojmë vazhdimin e seancës në Gjykatën Kushtetuese. Në një shtet multietnik nuk guxon të merren vendime me përbërje monoetnike. Në emër të […]

dhjetor 11, 2024 - 14:00
 0  5
Osmani: Gjykata Kushtetuese vendosi të vazhdojë presionin ndaj gjuhës shqipe

Pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese, Bujar Osmani nga BDI-ja, tha se do të dalin kundër çdo vazhdimi të seancës për kushtetutshmërisë për përdorimin e gjuhës shqipe.

“Si përfaqësues legjitim të shqiptarëve, dënojmë vazhdimin e seancës në Gjykatën Kushtetuese. Në një shtet multietnik nuk guxon të merren vendime me përbërje monoetnike. Në emër të popullit shqiptarë për ne është e papranueshme çdo vendim tjetër, përpos refuzimit të 13 iniciativave për kushtetutshmërisë së ligjit për përdorimin e gjithëve.Vazhdimi i seancës është i palejuar. Kjo shumë ngjason me seancën e 17 tetorit kur Gjykata Kushtetuese abrogoi identifikimin etnik të qytetarëve, që është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit, dhe duke shtyrë seancat dhe më pas duke i ekzekutuar vendimet ashtu siç i kishin dizajnuar më herët”, tha Osmani.

Osmani shtoi se sa herë që do të ketë seancë ata do të dalin para Kushtetueses për ta mbrojtur gjuhën shqipe.