Dita e dytë e Vitit të Ri u shoqërua me një aksident dhe një incident fatal!

Dita e dytë e Vitit të Ri ka shënduar një fillim jo aq të mirë të vitit 2025. Mbrëmjen e së enjtes janë regjistruar dy raste të kombshme. Në rastin The post Dita e dytë e Vitit të Ri u shoqërua me një aksident dhe një incident fatal! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 3, 2025 - 03:00
 0  11
Dita e dytë e Vitit të Ri u shoqërua me një aksident dhe një incident fatal!

Dita e dytë e Vitit të Ri ka shënduar një fillim jo aq të mirë të vitit 2025. Mbrëmjen e së enjtes janë regjistruar dy raste të kombshme. Në rastin e parë, jë veturë e udhëtarëve ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Vardar në rrugën lokale për fshatin Rashçe, ndërsa rasti tjetër tronditi Tetovën kur mediat raportuan që babai natën e Vitit të Ri e ka vrarë djalin e tij pas një zënke verbale, shkruan Flaka.

Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) njofton se vetura e aksidentuar në Vardar është gjetur. Në të u gjetën trupat e tre personave.

“Automjeti që është aksidentuar në Vardar afër fshatit Rashçe është tërhequr. Prej saj janë nxjerrë trupat e tre personave. Vazhdojnë kërkimet për personin e katërt”, thonë nga QKM.

Në makinë ndodhej edhe një fëmijë katër vjeçar, i cili u shpëtua nga kalimtarët e rastit dhe u dërgua në klinikën e kirurgjisë pediatrike.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme në Tetovë, një person i moshës 39-vjeçare u gjet pa shenja jete në banesën e tij që sipas të dhënave të policisë, dorasi është babai. Sipas policisë, mes viktimës dhe dorasit pati një konfrontim fizik që më pas dërgoi deri në vrasjen e S.N.

Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një pushkë gjuetie ndërsa viktima ishte i goditur në kokë. Ngjarja ka ndodhur më 31 dhjetor, por sipas të dhënave jozyrtare, pasi i ndjeri nuk është përgjigjur në telefon, pas çka një shok ka lajmëruar policinë.

“Sot (02.01.2025) rreth orës 18:50 në bllokun 70 në Tetovë, S.N.(39) është gjetur në shtëpinë e tij pa shenja jete, me plagë me armë zjarri në kokë. S.N. ka jetuar vetëm me babain e tij, i cili është gjetur pa ndjenja dhe nga ana e Emergjencës Mjekësore është dërguar në Qendrën Urgjente të Tetovës. Në dhomën ku është gjetur S.N. është gjetur një pushkë gjuetie. Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve për zbardhjen e rastit, në koordinim me prokurorin publik, është konstatuar se kemi të bëjmë
me vepër penale “vrasje” e kryer më datë 31.12.2024, ku pas një konfrontimi fizik të mëparshëm, M.N. (65) ka vrarë me pushkë gjuetie djalin e tij S.N. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgaditet parashtresë përkatës”, ka njoftuar policia.

Lexo edhe: Aksidenti në aksin Rashçe-Saraj, Taravari: Qofshin të Parajsës këto viktima të pafajshme

The post Dita e dytë e Vitit të Ri u shoqërua me një aksident dhe një incident fatal! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .