Osmani ia kthen Mickoskit: “Ne shqiptarët nuk jemi mysafirë në këtë vend, por jemi të zotët e shtëpisë”
Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe nënkryetar i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit Hristijan Mickoski, duke i cilësuar ato si “skandaloze” dhe të The post Osmani ia kthen Mickoskit: “Ne shqiptarët nuk jemi mysafirë në këtë vend, por jemi të zotët e shtëpisë” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe nënkryetar i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit Hristijan Mickoski, duke i cilësuar ato si “skandaloze” dhe të rrezikshme për kohezionin ndëretnik në vend, transmeton Flaka. Në një reagim publik të publikuar në rrjetet sociale, Osmani shkruan:
“Si asnjëherë më parë kemi një kryeministër që në vend se të punojë për forcimin e qëndrueshmërisë së brendshme të shtetit, në mënyrë të qëllimshme e të vazhdueshme minon themelet mbi të cilat mbështetet stabiliteti i brendshëm.”
Sipas Osmanit, Mickoski jo vetëm që nuk kujdeset për bashkëjetesën e brendshme, por investon në përçarje dhe nxitje të urrejtjes ndëretnike e tani edhe fetare:
“Përdor aluzione të sakrificës së Krishtit (‘gozhdoni duart dhe këmbët’) për të ndezur jo vetëm urrejtjen ndëretnike, por edhe intolerancën fetare.”
Osmani e akuzon Mickoskin se në vend se të ndërtojë konsensus të brendshëm për rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut, po vepron në drejtim të kundërt:
“Ke kaluar çdo vijë të sjelljes së hijshme politike, duke fyer, duke kërcënuar, duke përdorur fjalor poshtërues dhe tani edhe mallkime. Dhe këtë në një mbrojtje të rrejshme të gjuhës maqedonase, e cila tashmë është e mbrojtur në kuadër të kornizës negociuese nga 27 shtete të BE-së.”
Ndërkohë që gjuha maqedonase është e garantuar, Osmani thotë se në vend Mickoski po bën gjithçka për ta “përulur gjuhën shqipe dhe qytetarin shqiptar”, madje me ndihmën e institucioneve si Gjykata Kushtetuese.
Reagimi kulmon me një deklaratë të drejtpërdrejtë:
“Mund të fyesh, të kërcënosh, të mallkosh… por Hristijan, ke një mangësi thelbësore në perceptimin tënd për realitetin: Ne shqiptarët nuk jemi mysafirë në këtë vend, por jemi të zotët e shtëpisë. Ky është shtëpia jonë, këtu e shohim të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë. Dhe nuk kemi ndërmend të largohemi nga këtu.”
Ky reagim i ashpër vjen në një periudhë të tensionuar politike në Maqedoninë e Veriut, ku çështjet etnike dhe gjuhësore kanë rikthyer polarizimin e fortë në skenën publike dhe institucionale. Reagimet pritet të vazhdojnë. Flaka Media
The post Osmani ia kthen Mickoskit: “Ne shqiptarët nuk jemi mysafirë në këtë vend, por jemi të zotët e shtëpisë” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
