Rama: Shqipëria mori dritën jeshile për hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është deklaruar në lidhje me hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4, duke thënë se Shqipëria ka marrë dritën jeshile në këtë drejtim. Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se ky vendim i vendeve anëtare të BE konfirmon përgatitjen dhe progresin konkret në rrugën drejt BE-së. “Një tjetër hap i

qershor 11, 2025 - 21:00
 0  10
Rama: Shqipëria mori dritën jeshile për hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4
Rama: Shqipëria mori dritën jeshile për hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4

Rama: Shqipëria mori dritën jeshile për hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është deklaruar në lidhje me hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4, duke thënë se Shqipëria ka marrë dritën jeshile në këtë drejtim.

Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se ky vendim i vendeve anëtare të BE konfirmon përgatitjen dhe progresin konkret në rrugën drejt BE-së.

“Një tjetër hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE. Sot, më 11 qershor 2025, Shqipëria mori dritën jeshile për hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4 – “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”.

“Ky vendim i vendeve anëtare të BE konfirmon përgatitjen tonë dhe progresin konkret në rrugën drejt familjes europiane. Kapitujt përfshijnë: Politikat e transportit (Kapitulli 14), Energjia (Kapitulli 15), Rrjetet trans-europiane (Kapitulli 21), Mjedisi dhe klima (Kapitulli 27). Ky është një hap tjetër drejt Shqipërisë 2030, vend krenar i Bashkimit Europian”, ka shkruar tutje Rama.