Osmani në Amerikë, pjesëmarrëse në panelin për refugjatët dhe azilin
Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në panelin ‘Sistemi Global i Refugjatëve dhe Azilit: Çfarë shkoi keq dhe si të rregullohet’ organizuar nga Qeveria amerikane. Këtë, e para e shtetit të Kosovës e bëri të ditur me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook. “Kënaqësi që, si e ftuar nga Zëvendës Sekretari


Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në panelin ‘Sistemi Global i Refugjatëve dhe Azilit: Çfarë shkoi keq dhe si të rregullohet’ organizuar nga Qeveria amerikane.
Këtë, e para e shtetit të Kosovës e bëri të ditur me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook.
“Kënaqësi që, si e ftuar nga Zëvendës Sekretari i Shtetit Christopher Landau, mora pjesë në panelin ‘Sistemi Global i Refugjatëve dhe Azilit: Çfarë shkoi keq dhe si të rregullohet’, të organizuar nga Qeveria amerikane në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar ajo.
