Osmani në pritjen e organizuar nga Begaj për pavarësinë e Shqipërisë: Çdo hap sot është amanet i heronjve tanë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë fotografi nga mbrëmja presidenciale e organizuar për 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit, që u zhvillua në Pallatin e Brigadave në Tiranë. Osmani ka theksuar se presidenti shqiptar, Bajram Begaj, i mblodhi personalitete të ndryshme “nën flamurin kuq e zi”. “28 Nëntori na kujton se çdo gur i […]

Nëntor 29, 2025 - 00:30
 0
Osmani në pritjen e organizuar nga Begaj për pavarësinë e Shqipërisë: Çdo hap sot është amanet i heronjve tanë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë fotografi nga mbrëmja presidenciale e organizuar për 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit, që u zhvillua në Pallatin e Brigadave në Tiranë.

Osmani ka theksuar se presidenti shqiptar, Bajram Begaj, i mblodhi personalitete të ndryshme “nën flamurin kuq e zi”.

“28 Nëntori na kujton se çdo gur i kësaj toke është lagur me gjakun e heronjve tanë, ndaj çdo hap që hedhim sot është amaneti i tyre për më shumë integrim, afrim dhe ndërveprim”, shkroi Osmani, duke ndarë me publikun atmosferën e kësaj mbrëmjeje solemne.