Osmani njofton se dje e ka takuar Prattipatin për të folur rreth “zhvilllimeve të fundit dhe sigurisë”
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur dje në takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Pratipati. Në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë në çështjet që lidhen me sigurinë dhe stabilitetin institucional. Presidentja Osmani ka rikonfirmuar


Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur dje në takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Pratipati.
Në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë në çështjet që lidhen me sigurinë dhe stabilitetin institucional.
Presidentja Osmani ka rikonfirmuar përkushtimin e Kosovës për forcimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara, duke e cilësuar partneritetin ndërmjet dy vendeve si strategjik dhe thelbësor për suksesin dhe zhvillimin e Kosovës.
