Osmani takohet me Beqiroviqin e presidencës së BeH, flasin për rëndësinë e integritetit territorial

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Konferencën e Sigurisë në Mynih është takuar me anëtarin  e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Beqiroviq. Osmani tha se përveç sigurisë rajonale, me Beqiroviqin folën edhe për rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm. “Përveç sigurisë rajonale, diskutuam edhe rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm me qëllim të mbrojtjes së sovranitetit

shkurt 14, 2025 - 20:00
 0  12
Osmani takohet me Beqiroviqin e presidencës së BeH, flasin për rëndësinë e integritetit territorial
osmani-takohet-me-beqiroviqin-e-presidences-se-beh,-flasin-per-rendesine-e-integritetit-territorial

osmani-takohet-me-beqiroviqin-e-presidences-se-beh,-flasin-per-rendesine-e-integritetit-territorial

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Konferencën e Sigurisë në Mynih është takuar me anëtarin  e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Beqiroviq.

Osmani tha se përveç sigurisë rajonale, me Beqiroviqin folën edhe për rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm.

“Përveç sigurisë rajonale, diskutuam edhe rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm me qëllim të mbrojtjes së sovranitetit, integritetit territorial, si dhe avancimit të rrugës euroatlantike për dy shtetet tona”, shkroi Osmani.

E para e shtetit gjatë ditës ndër të tjera u takua edhe me përfaqësuesin e ri të BE-së për Dialog, Peter Sorensen dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset.