Sorensen takon për herë të parë Kurtin, Osmanin, Gërvallen e Gjuriqin: Ramë dakord që duhet ecim përpara
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka takuar për herë të parë presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, ministren e Jashtme Donika Gërvalla, si dhe ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Djuric. Pas këtyre takimeve, Sorensen ka bërë një postimin në platformën ‘X’, ku ka shkruar se nga takimet të gjithë
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka takuar për herë të parë presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, ministren e Jashtme Donika Gërvalla, si dhe ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Djuric.
Pas këtyre takimeve, Sorensen ka bërë një postimin në platformën ‘X’, ku ka shkruar se nga takimet të gjithë kanë rënë dakord për nevojën për të ecur përpara.
“Ne të gjithë ramë dakord për rëndësinë e diskutimeve të hapura dhe nevojën për përparim,” ka shkruar Sorensen.