Osmani uron Estoninë për Ditën e Pavarësisë

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Estoninë në Ditën e Pavarësisë së tyre. Përmes një postimi në X, Osmani falënderoi Estoninë për mbështetjen e saj të palëkundur, teksa shton se priten edhe shumë vite të tjera miqësie dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve. “Urime të përzemërta presidentit Alar Karis, kryeministrit Kristen Michal, dhe popullit të Estonisë në

shkurt 25, 2025 - 00:00
 0  4
Osmani uron Estoninë për Ditën e Pavarësisë
osmani-uron-estonine-per-diten-e-pavaresise

osmani-uron-estonine-per-diten-e-pavaresise

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Estoninë në Ditën e Pavarësisë së tyre.

Përmes një postimi në X, Osmani falënderoi Estoninë për mbështetjen e saj të palëkundur, teksa shton se priten edhe shumë vite të tjera miqësie dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve.

“Urime të përzemërta presidentit Alar Karis, kryeministrit Kristen Michal, dhe popullit të Estonisë në Ditën tuaj të Pavarësisë!”, ka shkruar e para e vendit.

“Përkushtimi i palëkundur i Estonisë ndaj lirisë dhe demokracisë vazhdon të frymëzojë. Kosova qëndron me krenari pranë jush, e lidhur me vlerat e përbashkëta dhe një partneritet të fortë. Ne e vlerësojmë thellësisht mbështetjen tuaj të patundur dhe presim shumë vite të tjera miqësie dhe bashkëpunimi.”