Padi penale ndaj 2 punonjës policie, gjuajtën me armë në drejtim të shtëpisë së fqiut

Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka dorëzuar padi penale në Prokurorinë Themelore Publike në Prilep kundër V.J., për shkak të dyshimit të bazuar për veprat penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “pengim i drejtësisë”, si dhe kundër A.L. për veprën penale “ndihmë” në […]

Prill 8, 2026 - 18:00
Padi penale ndaj 2 punonjës policie, gjuajtën me armë në drejtim të shtëpisë së fqiut

Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka dorëzuar padi penale në Prokurorinë Themelore Publike në Prilep kundër V.J., për shkak të dyshimit të bazuar për veprat penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “pengim i drejtësisë”, si dhe kundër A.L. për veprën penale “ndihmë” në lidhje me veprat e mësipërme.
​Më datë 08.12.2025, rreth orës 23:40, i denoncuari i parë V.J., me punë si praktikant në Zyrën e Jashtme për Punë Kriminalistike në Prilep, në oborrin e shtëpisë së tij familjare ka shtëndë dy herë me pistoletë zyrtare të MPB-së. Armën ia kishte dhënë në dispozicion i denoncuari i dytë, A.L., punonjës policie në Stacionin Policor të Prilepit.
​Gjatë këtij akti, plumbat kanë përfunduar në një dhomë të shtëpisë fqinje. Pasi në vendngjarje kanë mbërritur zyrtarët policorë, i denoncuari i parë (praktikanti), me qëllim që të pengojë dhe vështirësojë dëshmimin e rastit, ka marrë njërën nga gëzhojat e shkrepura nga shtëpia fqinje dhe e ka zhvendosur në oborrin e tij.
​Gjithashtu, të dy të denoncuarit, me qëllim të pengimit të drejtësisë, përmes mesazheve telefonike janë marrë vesh që ta mohojnë ngjarjen në tërësi. Departamenti i Kontrollit të Brendshëm do të ngrejë procedurë për shkelje të rendit dhe disiplinës së punës, si dhe do të shqiptojë masa të detyrueshme për largimin e tyre nga vendi i punës.