Paditet ish-drejtori i FBI, Trump përshkallëzon hakmarrjen politike

Departamenti i Drejtësisë ngriti të enjten një padi ndaj ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, James Comey, për dy akuza që lidhen me dëshminë e tij para Kongresit. Comey, i cili prej kohësh është kritikuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, akuzohet se ka gënjyer Kongresin gjatë dëshmisë së tij në shtator 2020 lidhur me faktin […]

shtator 26, 2025 - 10:00
 0
Paditet ish-drejtori i FBI, Trump përshkallëzon hakmarrjen politike

Departamenti i Drejtësisë ngriti të enjten një padi ndaj ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, James Comey, për dy akuza që lidhen me dëshminë e tij para Kongresit.

Comey, i cili prej kohësh është kritikuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, akuzohet se ka gënjyer Kongresin gjatë dëshmisë së tij në shtator 2020 lidhur me faktin nëse ai kishte autorizuar rrjedhjen e informacionit të klasifikuar në media.

Duke iu përgjigjur aktakuzës, zoti Comey e deklaroi veten të pafajshëm dhe tha se kishte besim te drejtësia.

“Nuk kam frikë. Jam i pafajshëm. Kam besim në sistemin federal të drejtësisë”.

Padia vjen disa ditë pasi Trump i bëri thirrje zyrtarit më të lartë të zbatimit të ligjit në vend, Prokurores së Përgjithshme Pam Bondi, që të hetojë më agresivisht kundërshtarët e tij politikë, përfshirë zotin Comey.

Trump kërkoi ta ndiqte penalisht dhe të shkarkonte prokurorin që rezistoi të ngrinte akuza kundër armiqve politikë të presidentit.

Presidenti ka ndërmarrë hapa të shpejtë dhe drastikë për të hequr çdo pengesë brenda qeverisë, për të zbatuar besnikërinë, për të ndëshkuar armiqtë e tij dhe për të shuar mundësinë e mospajtimit publik që mund të lindë nga lëvizjet e tij.