Parandalohet tragjedia në Shkup! Bombë dhe 100 fishekë gjenden në një veturë në Bit Pazar, familja thotë se është kërcënuar
Policia njofton se në orët e para të ditës së sotme, një bombë M75 është gjetur në automjetin “Fiat” të pronarit E.R. në zonën e Bit Pazarit, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Policisë, pronari ndodhet aktualisht në Itali, ndërsa kishte marrë mesazh kërcënues për vendosje të bombës. “Sot (06.11.2025) në orën 02:41 në SPB Shkup […]
Policia njofton se në orët e para të ditës së sotme, një bombë M75 është gjetur në automjetin “Fiat” të pronarit E.R. në zonën e Bit Pazarit, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Policisë, pronari ndodhet aktualisht në Itali, ndërsa kishte marrë mesazh kërcënues për vendosje të bombës.
“Sot (06.11.2025) në orën 02:41 në SPB Shkup u raportua se rreth orës 01:00 një person kishte hyrë në garazhin e shtëpisë familjare të E.R., në zonën e Bit Pazarit, i cili aktualisht ndodhet në Itali. Pak më vonë, pronari ka marrë një mesazh me kërcënim dhe njoftim se në automjetin e tij ishte vendosur një bombë. Policët dolën në vendngjarje dhe pas masave të ndërmarra, te automjeti i tij “Fiat” me targa të Shkupit u gjet një bombë M75 e lidhur me tel në dorezën e derës së shoferit. Gjithashtu, u krye kontroll edhe te një automjet tjetër “Fiat” me targa italiane, pronë e vëllait të tij, A.E., i cili gjithashtu jeton dhe punon në Itali, ku në bagazhin e tij u gjet një kuti me 100 fishekë kalibër 7,62 mm për armë automatike”, thonë nga MPB.