Parashikimi i motit për vikend, temperaturat ndërmjet -1 dhe 24 gradë, IHMK: S’priten reshje

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin për motin gjatë vikendit, duke bërë të ditur se të shtunën, temperaturat minimale pritet të jenë mes -1 dhe 3 gradë celsius, ndërsa ato maksimale mes 18 dhe 22 gradë celsius. Ndë...

tetor 2, 2026 - 22:00
Parashikimi i motit për vikend, temperaturat ndërmjet -1 dhe 24 gradë, IHMK: S’priten reshje

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin për motin gjatë vikendit, duke bërë të ditur se të shtunën, temperaturat minimale pritet të jenë mes -1 dhe 3 gradë celsius, ndërsa ato maksimale mes 18 dhe 22 gradë celsius.

Ndërsa të dielën, shton IHMK’ja, temperaturat minimale pritet të jenë mes 0 dhe 3 gradë, ndërsa ato maksimale mes 19 dhe 24 gradë celsius.

Postimi:

INSTITUTI HIDROMETEOROLOGJIK I KOSOVËS

PARASHIKIMI I MOTIT PËR VIKEND

03–04 TETOR 2026

☀ E shtunë – 03.10.2026

Moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Vranësira më të theksuara mund të paraqiten herë pas here përgjatë relievit malor. Nuk parashihen reshje.

???? Temperaturat:

* minimale: -1°C deri në 3°C

* maksimale: 18°C deri në 22°C

???? Era: do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1–4 m/s.

☀ E diel – 04.10.2026

Moti do të jetë me diell dhe vranësira të ndryshueshme. Nuk parashihen reshje.

???? Temperaturat:

* minimale: 0°C deri në 3°C

* maksimale: 19°C deri në 24°C

???? Era: do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1–3 m/s.

???? Kushtet biometeorologjike

Kushtet biometeorologjike do të jenë përgjithësisht të mira dhe të përshtatshme për aktivitete në ambient të hapur. Rritja e temperaturave gjatë ditës do të sjellë kushte më të favorshme termike, ndërsa në orët e mëngjesit do të mbizotërojnë temperatura relativisht të ulëta.

???? Vështrim për ditët në vijim

Sipas tendencave aktuale të parashikimeve, më 9 dhe 10 tetor pritet një ndryshim i kushteve atmosferike, me mundësi për reshje shiu në të gjithë territorin e Kosovës. Në viset e larta, mbi 1200 m lartësi mbidetare, paraqiten kushte për reshje bore. Ky ndryshim i kushteve atmosferike pritet të jetë i favorshëm, veçanërisht për bujqësinë dhe përgatitjen e tokës, pas periudhës së thatë. Megjithatë, sasia dhe shpërndarja e reshjeve do të jenë më të qarta me afrimin e këtyre datave


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.