Parkingu në kate në Klinikën Universitare, reagon sërish LSDM-ja
LSDM-ja ka reaguar sërish për tenderin e parkingut në kate në Klinikën Universitare “Nënë Tereza”. Opozita maqedonase kërkon që urgjentisht të publikohet shpallja e tenderit për ndërtimin e parkingut, si dhe transparencë të plotë nëse marrëveshja me kompaninë “Gjoka Construction” është përgatitur paraprakisht. “Nuk është e qartë se kush gënjen më shumë Mickoski apo Taravari. […]

LSDM-ja ka reaguar sërish për tenderin e parkingut në kate në Klinikën Universitare “Nënë Tereza”. Opozita maqedonase kërkon që urgjentisht të publikohet shpallja e tenderit për ndërtimin e parkingut, si dhe transparencë të plotë nëse marrëveshja me kompaninë “Gjoka Construction” është përgatitur paraprakisht. “Nuk është e qartë se kush gënjen më shumë Mickoski apo Taravari. Deklaratat e tyre për dhënien në menaxhim të parkingut tek ‘Gjoka Construction’, ku 99 për qind e fitimit do t’i shkojë një kompanie shqiptare dhe vetëm 1 për qind do t’i mbetet shtetit, janë kontradiktore dhe tregojnë qartë se pas kësaj fshihet një marrëveshje e dyshimtë. Si ka mundësi që ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, të pretendojë se kontrata me kompaninë do të zgjasë 7-8 vjet aq sa Qendra Klinike do të jetë aty, kur para disa javësh Qeveria konfirmoi se nuk do të ndërtohet qendra e re klinike. Kjo do të thotë se Qendra Klinike do të mbetet në të njëjtin vend”, reagon LSDM. /Alsat.mk