Dr.Sem Power: Paratë në politikë janë si uji, rrjedhin në mënyrë të pakontrolluar (VIDEO)

Paratë në politikë janë si uji, rrjedhin në mënyrë të pakontrolluar, mund të ndërtoni diga, por ato do të rrjedhin rreth atyre digave dhe do të vazhdojnë aty ku nuk ka pengesa. E ngjashme është situata edhe me paratë për portalet në internet gjatë fushatave zgjedhore, gjegjësisht nëse nuk janë të rregulluara ka problem. Nuk […]

dhjetor 3, 2024 - 08:00
 0  6
Dr.Sem Power: Paratë në politikë janë si uji, rrjedhin në mënyrë të pakontrolluar (VIDEO)
Sem Power, foto nga intervista

Paratë në politikë janë si uji, rrjedhin në mënyrë të pakontrolluar, mund të ndërtoni diga, por ato do të rrjedhin rreth atyre digave dhe do të vazhdojnë aty ku nuk ka pengesa. E ngjashme është situata edhe me paratë për portalet në internet gjatë fushatave zgjedhore, gjegjësisht nëse nuk janë të rregulluara ka problem. Nuk ekziston shtet, me të vërtetë, kudo qoftë, që ka kontroll, qoftë përmes financimit privat ose atij shtetëror, të zhvillimeve rreth fushatave online, thotë Dr. Sam Power në intervistën për Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Dr. Sam Power, ligjërues në Universitetin e Bristolit dhe ekspert i fushatave zgjedhore nga Mbretëria e Bashkuar thotë se përveç rregullimit, gjëja e dytë si simptomatike në lidhje me sistemin maqedonas të fushatave zgjedhore është se pjesa më e madhe e financimit shtetëror shpërndahet në mënyrë të padrejtë, ose më saktë, pjesa më e madhe e parave shkojnë për partitë e mëdha dhe të etabluara politike.

Krahas këtyre çështjeve, Power në intervistë flet edhe për atë nëse fushatat zgjedhore bëjnë vërtet diferencë në zgjedhje, gjegjësisht sa ndikojnë në vendimin përfundimtar të votuesve se kë do ta votojnë. Sipas tij, fushatat janë të rëndësishme, por ka më shumë gjasa t’i bindni njerëzit të dalin dhe të votojnë, sesa t’i bindni të votojnë për partinë tuaj. Për këtë nevojitet përpjekje shtesë dhe përdorim i mënyrave tradicionale të zhvillimit të fushatës – ballë për ballë me votuesit.

Ai shpjegon gjithashtu se si financohen fushatat zgjedhore në Mbretërinë e Bashkuar, ku pothuajse nuk ka para nga shteti për partitë në kuadër të fushatës, sidomos nuk ka transferim të drejtpërdrejtë të mjeteve nga buxheti.

A mund të thoni cilat janë anët e mirat dhe të këqija të marrjes së parave nga buxheti për financimin e zgjedhjeve, sidomos kur shumica e parave shkojnë në media?

Sam Power:  Financimi shtetëror ka shumë përfitime. Ideja prapa financimit nga qeveria është se ai është investim shtetëror në demokraci. Dhe, e dini, demokracia është një gjë shumë e çmuar. Dhe duhet ta shohim këtë si për diçka për të cilën paguani tatim do të thotë se ju si shoqëri investoni në demokraci në të njëjtën mënyrë sikurse, e dini, që investoni në shëndetësi ose që investoni në art, shihet si një e mirë publike.

Kështu, financimi shtetëror në shumë mënyra është një mënyrë vërtetë e rëndësishme e investimit në proceset demokratike, dhe në kuptim të drejtpërdrejtë dhe në një lloj të kuptimit filozofik gjithashtu.

Dhe problemi, kuptohet, me financimin shtetëror është se ky është një tatim. D.t.th. kjo është diçka që e merrni nga publiku. Kështu që, duhet të jeni shumë të kujdesshëm me mënyrën në të cilën e rritni atë tatim. Dhe duhet të siguroheni se këtë e bëni në një mënyrë që është e drejtë. Dhe ajo që e shohim në shumë vende është se e rrisin politikën e tyre të financimit përmes shtetit. Dhe kështu është në shumicën e vendeve të Evropës përveç në Mbretërinë e Bashkuar, do të thosha.

Por, do t’i rikthehem përsëri kësaj. Atë që duhet ta bëni është të rritet në një mënyrë që është e drejtë, ashtu që nuk do të duket se është thjesht diçka nga e cila do të përfitojnë partitë e etabluara, sepse pozita e qytetarëve mund të ndryshojë shumë shpejt nga pozicioni i investoj në sistem dhe tatimet e mia shkojnë për partitë, dhe kjo është mire demokracia është e mire nga pozicioni se pse tatimet e mia janë në dobi vetëm të partive më të mëdha në pushtet dhe partive më të mëdha opozitare e nuk ka dobi për demokracinë në një kuptim të përgjithshëm?

Kjo është fotografia që e shohim gjerësisht kur mendojmë për financimin shtetëror. Dhe, gjithashtu, mendoj se,  duke qenë se kjo është tabloja e përgjithshme, kjo është ajo që e shohim edhe në Maqedoninë e Veriut gjithashtu.

Po, pikërisht. Kjo është ajo që e tregojnë edhe analizat, pjesa më e madhe e mjeteve shkojnë te, e dini, koalicionet më të mëdha të partive politike. Por, doja t’ju pyesja, çfarë duhet bërë kur këto para shkojnë për fushatat zgjedhore në sferën mediatike në internet? Këtu, për shembull, nuk ka shumë rregullore kur bëhet fjalë për ueb- faqet online të cilat janë pjesë e fushatës zgjedhore dhe ato marrin një shumë të mire të financimit, le të themi. Kështu që, cila është përvoja juaj? A duhet këto media të marrin financim të drejtpërdrejt nga shteti kur flasim për zgjedhjet? A duhet të rregullohet kjo në njëfarë mënyre?

Sam Power: Në përgjithësi, një gjë që e dimë është se nuk ekziston shtet, me të vërtetë, kudo qoftë, që ka kontroll, qoftë përmes financimit privat ose atij shtetëror, të zhvillimeve rreth fushatave online. Në të gjithë botën, kjo është një gjë që ende po mundohemi ta kuptojmë.

Dhe ende përpiqemi të zbulojmë si ta rregullojmë këtë. Ka vende të cilat janë pak më të avancuara. BE futi një legjislacion mjaft interesant, ashtu si edhe Irlanda dhe Kanadaja. Por, në të vërtetë nuk ka asnjë një vend që e kupton plotësisht.

Dhe konkretisht, situate në Maqedoninë Veriut është shumë interesante sepse përsëri, në përgjithësi, mënyrë në të cilën futet financimi shtetëror është përmes një lloj medie. Po kështu, edhe në një vend si Mbretëria e Bashkuar, ku nuk kemi shumë financim shtetëror, ne ofrojmë termine të lira në television për partitë politike.

Nuk mund të luani një ndeshje futbolli pa gjyqtar dhe të prisni të gjithë të luajnë në mënyrë korrekte.

Shumë vende ofrojnë një numër të caktuar të mediave të lira. Pra, kjo është ajo që është e quajmë financim indirekt shtetëror. Shumë pak vende, si Maqedonia Veriut, e kanë këtë sistem, ku keni portale online, ose nëse ju pëlqen, portale në internet, të cilat financohen përmes shtetit dhe ai është pothuajse ndërmjetës.

Pra, kjo është një situatë e pabesueshme, unike. Dhe siç mund të shohim më larg, kjo nuk është një situate e cila është caktuar si unike, për të cilën ka shumë arsyetim, duke parë përtej saj. Ajo që e shohim është se nëse keni një situatë të tillë atëherë ajo që ju duhet është që ajo të rregulluar me shumë, shumë, kujdes.

Edhe në raportin të cilën e kemi shkruar është thënë shumë qartë në ditët e fundit, se nuk ka askush që është ngarkuar për t’i rregulluar këto portale online. Qoftë ai, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, qoftë KSHPK-ja, kushdo qoftë, ose ASHAAM-i, cila do qoftë nga këto institucione rregullatore nuk kanë fuqi t’i rregullojnë këto portale online.

Dhe ky është një problem. Nëse keni një sistem, ai duhet të jetë i rregulluar. E dini, i rikthehem shembulli të futbollit. Nuk mund të luani një ndeshje futbolli pa gjyqtar dhe të prisni të gjithë të luajnë në mënyrë korrekte.

Ju duhet një gjyqtar, i cili është caktuar. Pra, nëse nuk keni gjyqtar përgjegjës, aty nisin problemet. Kështu, të paktën, nëse e keni këtë sistem, që është deri diku unik, keni nevojë për dikë që do ta rregullojë atë, për të siguruar se njerëzit luajnë sipas rregullave.

Sem Power, foto nga intervista
Sem Power, foto nga intervista

Është interesante sepse, për shembull, stacionet televizive dhe radiot dhe mediat e shkruara, ato janë të rregulluara kur bëhet fjalë për financimin e zgjedhjeve. Pra, ato janë pjesë e gjithë sistemit, por, ato janë të rregulluara. Dhe të jem i sinqertë, pjesa më e madhe e financimit për mediat shkon tek stacionet televizive dhe vetëm një sasi e vogël shkon për faqet e lajmeve online. Edhe pse kjo nuk është një shumë e parëndësishme. Por, doja të pyesja kur flasim për fushatat zgjedhore, e dimë se shumë para shtetërore, para nga buxheti shpenzohen. A mendoni se këto fushata zgjedhore në fakt, bëjnë diferencë? A kanë prirje njerëzit për të vendosur se për kë do të votojnë në bazë të fushatës pak para zgjedhjeve?

Sam Power: Kjo është, supozoj, siç thonë në SHBA, pyetje për një milion dollarë. A janë fushatat zgjedhore të rëndësishme? Dhe nëse janë, atëherë në çfarë mënyre janë të rëndësishme? Unë mendoj se sigurisht fushatat bëjnë diferencë. Një nga problemet për ta vërtetuar këtë është se është shumë e vështirë për të gjetur situatë hipotetike, për të gjetur situatën ku askush nuk bën fushatë.

Domethënë, se a ka bërë diferencë, nuk mundeni, është shumë e vështirë, ta kundërshtoni. Por, ne gjetëm mënyra për ta bërë këtë. Diçka që mund ta shqyrtojmë është nëse reklamimi është efektiv, dhe një gjë që e dimë për reklamimin, sepse po flasim për këto portale në internet, është se mund të reklamoheni sa të doni, por, ka deri diku ulje të përfitimeve. Me një reklamë të caktuar mund të bombardoni dikë, por në fund ata do ta kuptojnë dhe nuk duhet më të shpenzoni para. E ju gjithashtu, ndoshta e bëni këtë pak si herët.

Dua ta përdor shembullin me picën. Nëse shoh një reklamë për picë, për Dominos, ose për çfarëdo lloj pice në TV, ndoshta do të dua të ha picë. Ndoshta do të porosis një picë atë natë. E nëse shoh një reklamë për një kompani picash, shumë rrallë do të mendoj, ah, pas 60 ditëve, do të porosis një picë. E njëjta gjë ndodh edhe në politikë. Shumë shpesh, vonë merrni vendim.

E dini, njerëz si unë janë shumë të angazhuar në politikë. Unë nuk jam njeri i zakonshëm në shumë mënyra, e sidomos në këtë shembull. Pra, në fakt, ajo për të cilën duhet të mendojmë shumë më tepër është për njerëzit e zakonshëm, si kur reklamojmë politika, ashtu edhe kur reklamojmë pica. Bën diferencë kur njerëzit mendojnë për atë që e reklamoni, që më së shpeshti ndodh kur afrohen zgjedhjet. Madje edhe paratë e shpenzuara 20 ditë pas fillimit të periudhës zgjedhore nuk bëjnë dallim të madh.

Çështja tjetër me fushatat që e dimë edhe për të cilën ka disa dëshmi se ndikon mbi njerëzit është se mënyrat tradicionale të zhvillimit të fushatave kanë tendencë të ndikojnë më shumë te njerëzit. Pra, nëse flisni me ta nëse u jepni fletëpalosje, këto gjëra kanë tendencë të jenë pak më efektive sesa thjesht synimi me reklama në Facebook apo diçka e ngjashme, sepse ekziston ajo prekje personale dhe kjo është testuar.

Gjithsesi në kohët e vjetra, mendoj se kjo nuk do kalonte në bordin e etikës apo diçka e ngjashme nga aspekti akademik, por, parti të caktuara ishin të bindura të kishin fushatë në një ndërtesë e jo në një ndërtesë tjetër për shembull, dhe atë në zonën e njëjtë. Dhe zbuluan se nëse bëni fushatë në një ndërtesë njerëzit e asaj ndërtese dalin dhe votojnë mund t’i detyroni të votojnë në mënyrë pak më efektive.

Fushatat janë të rëndësishme dhe bëjnë diferencë, por duhet të veproni me takt kur i zbatoni, thotë Dr. Sam Power në intervistën për Meta.mk.

Domethënë, fushatat janë gjithsesi të rëndësishme. Për të gjithë ata shikues që marrin pjesë në fushata, bëni një punë të shkëlqyeshme, të shkëlqyeshme. Ia vlen të bëhet kjo. Por, duhet të veproni pak më me taktikë në punë. E dini, reklamat kanë përfitime në rënie dhe me gjasë, ka shumë gjasa që ta bindni dike të dalë dhe të votojë. Ndoshta ka më pak gjasa t’i bindni që të votojnë në mënyrën që ju dëshironi që ata të votojnë dhe ndoshta do t’ju duhet të bisedoni me ta nëse dëshironi t’i bindni që të votojnë në një mënyrë të caktuar.

Mirëpo, megjithatë, mendoj, partitë e mëdha politike, kanë tendencë t’i përdorin rrjetet sociale. Sidomos në periudhën e fundit, të orientohet drejt një audience specifike, kanë tendencë të, e dini, që t’i tërheqin ata ose që të ndryshojnë mendje. Mendoj, dimë për skandalet me firmën “Cambridge Analytics” dhe fushata të tjera. Pra, kjo është një strategji që është shumë tërheqëse për partitë politike.

Sam Power: Po, absolutisht, kjo është shumë tërheqëse. Dhe ajo që ne shohim është se partitë politike, e dini, gjithnjë e më shumë, përdorin fushatë në internet. Për shembull, nëse e shikoni Mbretërinë e Bashkuar, vërtet më nuk shohim billborde politike gjatë fushatës.

Kishim zgjedhje këtë vit. Me të vërtetë nuk shihni asnjë billbord.

Dhe nëse e shihni shumën që shpenzohet për reklama, rreth 70 deri në 80% e gjithë buxhetit për reklama shpenzohet në internet. Pjesërisht kjo është kështu sepse nuk lejohet të shpenzohen para për reklama në televizion.

Por, kjo është, e dini, shumë më tepër se gjithçka tjetër shpenzohet për reklamim në internet dhe ka një arsye të mirë për këtë. Është më lirë. Dhe siç thoni, mund të synoni në mënyrë efektive. Nëse dëshironi, mund të mendoni se cila është audienca juaj kryesore. Dhe mund ta synoni atë audiencë kryesore të përpiqeni t’i detyroni të dalin dhe të votojnë. Nëse kjo mënyrë më e lire dhe pak më e sofistikuar, mund të shihni se pse partitë politike zgjedhin ta bëni këtë në vend që vendosin billborde, që është mënyrë relativisht rudimentare e synimit.

Mund të mendoni, mirë, në këtë zone ka më shumë gjasa të votojnë për këtë parti ata dolën më shumë për partinë tonë, se sa për një parti tjetër, andaj do ta vendos billbordin atje, ose do ta vendos në autostradë sepse shumë njerëz kalojnë nëpër atë rrugë. Kjo është shumë rudimentare krahasuar me, e dini, një reklamim të ngjashëm në Facebook. Mund të jeni shumë më të sofistikuar.

Thatë se, në MB nuk lejohet të reklamoheni në stacione televizive gjatë fushatës zgjedhore. Prandaj, a mundeni të shpjegoni në pak më shumë detaje se si janë organizohen fushatat zgjedhore në Mbretërinë e Bashkuar? Cilat janë dallimet kryesore, për shembull, krahasuar me situatën këtu? Dua të them, aq sa i dini detajet.

Sam Power:  Dy dallimet ose dallimet kryesore që i kemi në MB sidomos në krahasim me pjesën më të madhe të Evropës ne me të vërtetë nuk kemi financim shtetëror, aspak. Ai është pothuajse plotësisht i financuar privatisht. Ekzistojnë të ashtuquajtura blloqe të mbështetësve që kanë tendencë të financojnë parti të caktuara. Dhe kemi shumë, shumë më pak parti që janë dominuese në sistem.

Në fakt, në MB kemi dy parti kryesore, Partinë Laburiste dhe Partinë Konservatore. Dhe pastaj keni shumë parti më të vogla diçka që pak ndryshon. Mirëpo, me të vërtetë këto dy parti kryesore e marrin pjesën më të madhe të financimit nga burimet private. Ne kemi një sasi të vogël të financimit të shtetëror, por, kjo është ajo që do ta quanim financim indirekt shtetëror.

Do të thotë, shumë e rrallë partitë marrin para nga shteti. Partitë opozitare marrin një shumë të vogël, e cila sigurohet kryesisht përmes dërgesave falas me postë. Kështu, gjatë zgjedhjeve, Qeveria paguan nëse dërgoni postë. Dhe ata gjithashtu do t’ju ofrojnë, sepse reklamimi është i ndaluar në TV, do t’ju ofrojnë termin në TV. Kështu, për shembull, në BBC, pas ose pak para ose pas lajmeve, në fakt, mund të keni pesë minuta për t’u prezantuar. Ato janë të ashtuquajtura, emisione partiake politike dhe kaq, me të vërtetë.

Pra, në Mbretërinë e Bashkuar kemi një sistem që është pothuajse plotësisht i financuar privatisht, që dallon shumë nga pjesa tjetër e Evropës dhe ka në vete sfidat e tij. Shqetësimi kryesor që e kemi në MB është nëse këto donacione, donacione të mëdha vijnë nga ndonjë lloj ndikimi në politikë që e bëjnë ata njerëz që dhurojnë mjete më shumë se njerëzit mesatarë.

Sem Power, foto nga intervista
Sem Power, foto nga intervista

Në rregull, le të kthehemi në Maqedoninë e Veriut tani. A keni ndonjë rekomandim për sistemin këtu kur bëhet fjalë për financimin e fushatave zgjedhore, çfarë do të mund të ndryshohej? Çfarë mund të përmirësohet?

Sam Power: Mendoj se gjëja primare për të menduar në Maqedoninë Veriut, e para ka të bëjë me portalet e internetit. E para dhe më kryesorja, mund të duket si e kuptueshme, por duhet të merret një vendim se kush i rregullon ato portale të internetit, sepse një gjë që e dimë është se nëse një gjë nuk është e rregulluar do të shfaqen problemet atje.

Gjithmonë dua të mendoj për paratë në politikë si ujë. Ashtu? Ato rrjedhin disi në mënyrë të pakontrolluar dhe mund të ndërtoni diga dhe mund të vendosni rregullore por, ai do të rrjedhë rreth atyre digave deri në vendin ku nuk ka diga. Dhe kjo, në shumë aspekte është e ngjashme me atë që e shihni në çdo vend, madje edhe në Maqedoninë e Veriut. Ka shumë të ngjarë që nëse keni një fushë që është e parregulluar, si portalet në internet, atje do të rrjedhin paratë. Atje do të rrjedhin paratë, ose nëse preferoni, do të ketë keqpërdorime. Dhe kjo thjeshtë është e natyrshme. Pra, në këtë kuptim, nëse nuk është e rregulluar, është problem. Pra, diku duhet të merret një vendim se kush është përgjegjës për t’i rregulluar, t’i rregulluar këto portale në internet.

Financimi shtetëror i zgjedhjeve duhet të bëhet në mënyrë të drejtë dhe korrekte, thekson Power në intervistën për Meta.mk.

Gjëja e dytë, sa i përket financimit shtetëror, dhe gjëja më e rëndësishme, është të mendohet kur financojmë, kur financojmë politikën përmes shtetit, dhe siç thashë në fillim, ka shumë arsye të mira për të financuar politikën përmes shtetit, është se nëse kjo bëhet në mënyrë të drejtë dhe nëse bëhet në mënyrë korrekte. Kështu që njerëzit do të besojnë se paratë e tyre shpenzohen në mënyrë të mirë, qytetarët të besojnë se paratë e tyre shpenzohen mirë, dhe gjithashtu se kjo nuk është në dobi të padrejtë të partive të etabluara. Partitë e etabluara gjithmonë do të jenë përgjegjëse për të marrë një lloj vendimi për formulën, sepse ato janë para që vijnë nga shteti. Por, ne e dimë se financimi shtetëror është më i popullarizuar dhe më shumë i pranuar, dhe çon në një shkallë më të madhe të besimit demokratik kur ai nuk shihet si i fiksuar nga ana e strukturave në pushtet.

Kështu që, ajo për të cilën mund të mendojmë, do të thosha, në sistemin e Maqedonisë është ta shohim formulën për shpërndarjen e financimit shtetëror, përsëri, veçanërisht sa i përket portaleve në internet dhe mediave, e cila aktualisht, në mënyrë krahasuese është më favorizuese për partitë kryesore si nga pushteti ashtu edhe nga opozita, dhe nuk është domosdoshmërisht e drejtë për sa i përket partive të kandidatëve ose partive të reja që të bëhen më të rëndësishme në sistem. Ajo që duam është shumëllojshmëri në demokraci. Duam që të dëgjohet edhe zëri i njerëzve nga pakicat. E nëse shteti punon kundër kësaj, kemi një rast të mire për rishqyrtimin, për shembull, të formulës.