Parkingu prapa Pallatit të Rinisë falas gjatë kohës së protestës “Jo Në Emrin Tim”

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar qytetarët se parkingu prapa Pallatit të Rinisë do të jetë pa pagesë gjatë kohës së mbajtjes së protestës për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së. Sipas njoftimit, lirimi nga pag...

tetor 3, 2026 - 16:00
Parkingu prapa Pallatit të Rinisë falas gjatë kohës së protestës “Jo Në Emrin Tim”

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar qytetarët se parkingu prapa Pallatit të Rinisë do të jetë pa pagesë gjatë kohës së mbajtjes së protestës për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së.

Sipas njoftimit, lirimi nga pagesa e parkingut vlen për intervalin kohor nga ora 18:00 deri në orën 21:00, për të gjithë qytetarët që do t’i bashkohen kësaj proteste.

“Prishtina ju mirëpret!” – ka shkruar Musmurati në njoftimin e saj, shoqëruar me simbole mbështetëse.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.