Partia e Arjanit Hoxhës drejt shkrirjes në BDI, procesit pritet t’i bashkohet edhe Lëvizja Populli

Kuvendi Qendror i Partisë Demokratike Evropiane (PDE), në mbledhjen e mbajtur sonte, ka shqyrtuar ftesën e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) lidhur me bashkimin e forcave politike në kuadër të The post Partia e Arjanit Hoxhës drejt shkrirjes në BDI, procesit pritet t’i bashkohet edhe Lëvizja Populli appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 16, 2026 - 00:00
 0
Partia e Arjanit Hoxhës drejt shkrirjes në BDI, procesit pritet t’i bashkohet edhe Lëvizja Populli

Kuvendi Qendror i Partisë Demokratike Evropiane (PDE), në mbledhjen e mbajtur sonte, ka shqyrtuar ftesën e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) lidhur me bashkimin e forcave politike në kuadër të një formacioni të përbashkët politik.

“Duke e konsideruar momentumin politik si të rëndësishëm për unifikimin sa më të madh të shqiptarëve dhe për artikulimin sa më të fuqishëm të një zëri të përbashkët politik, sidomos pas Kongresit të fundit të BDI-së, ndryshimeve të ndodhura dhe rezolutave të miratuara, Kuvendi Qendror i PDE vlerëson se duhet t’i jepet shans një bashkimi në kuadër të një partie politike që do të vazhdojë të jetë zëri kryesor i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në qëndrimin e miratuar.

Sipas vendimit, Kuvendi Qendror ka autorizuar kryetarin e Partisë Demokratike Evropiane që të vijojë bisedimet me kryetarin e BDI-së, me qëllim të gjetjes së formës dhe modelit më të përshtatshëm për përmbylljen e këtij procesi të bashkimit.

“Kuvendi Qendror autorizon kryetarin e partisë për të vazhduar dialogun politik dhe për të ndërtuar një zgjidhje që do të reflektojë interesin e përgjithshëm politik të shqiptarëve”, theksohet më tej.

Ndërkohë, nga BDI-ja është bërë e ditur se procesi i bashkimit nuk pritet të kufizohet vetëm në një parti. Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim ka bërë thirrje publike për bashkim dhe zgjerim të frontit politik, duke iu drejtuar të gjitha partive politike që janë të përafërta me vizionin e kësaj force, si dhe kapaciteteve intelektuale, shoqërore dhe profesionale në vend.

Në këtë kontekst, burime politike nuk përjashtojnë mundësinë që këtij procesi t’i bashkohet edhe Lëvizja Populli e deputetit Skender Rexhepi – Zejdi, çka do ta bënte frontin politik shqiptar edhe më gjithëpërfshirës në prag të zhvillimeve të reja politike në vend.

The post Partia e Arjanit Hoxhës drejt shkrirjes në BDI, procesit pritet t’i bashkohet edhe Lëvizja Populli appeared first on Flaka, në çdo lajm... .