Kryesia e Aleancës për Shqiptarët jep dorëheqje kolektive në prag të Kuvendit dhe Kongresit
Kryesia e Aleancës për Shqiptarët, në mbledhjen e saj të fundit, pas një debati konstruktiv dhe demokratik, ka vendosur njëzëri të japë dorëheqje kolektive, në prag të Kuvendit dhe Kongresit The post Kryesia e Aleancës për Shqiptarët jep dorëheqje kolektive në prag të Kuvendit dhe Kongresit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Kryesia e Aleancës për Shqiptarët, në mbledhjen e saj të fundit, pas një debati konstruktiv dhe demokratik, ka vendosur njëzëri të japë dorëheqje kolektive, në prag të Kuvendit dhe Kongresit partiak.
“Ky vendim u mor me bindjen se partia ka nevojë për freski organizative, përfshirje të kuadrove të reja dhe reforma të thella e gjithëpërfshirëse, të cilat do ta forcojnë më tej profilin politik dhe funksionimin e brendshëm të Aleancës për Shqiptarët, si dhe si reflektim mbi rezultatin zgjedhor të zgjedhjeve lokale”, thuhet në njoftimin e partisë.
Nga Aleanca për Shqiptarët bëjnë të ditur se drejtimin e partisë, deri në mbajtjen e Kuvendit dhe Kongresit partiak, do ta ushtrojë kryetari aktual, z. Arben Taravari, ndërsa Kuvendi i Partisë do t’i konstatojë zyrtarisht dorëheqjet e Kryesisë.
“Drejtimin e partisë, deri në mbajtjen e Kuvendit dhe Kongresit partiak, do ta ushtrojë kryetari i Aleancës për Shqiptarët, z. Arben Taravari, ndërsa Kuvendi i Partisë do t’i konstatojë zyrtarisht dorëheqjet”, theksohet më tej.
Sipas afateve statutare, Kuvendi i Partisë pritet të mbahet në mesin e muajit shkurt, ndërsa Kongresi i Aleancës për Shqiptarët pritet të mbahet më së voni deri në vjeshtën e këtij viti.
Në fund, nga partia ritheksojnë se Aleanca për Shqiptarët mbetet e përkushtuar ndaj parimeve të demokracisë së brendshme, reformimit të vazhdueshëm dhe përfaqësimit dinjitoz të interesave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Gazeta Flaka
The post Kryesia e Aleancës për Shqiptarët jep dorëheqje kolektive në prag të Kuvendit dhe Kongresit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .