Pas Osmanit, Presidentja e KE-së takohet me Kurtin në Kuvend

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në një takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Takimi po zhvillohet në objektin e Kuvendit të Kosovës dhe jo në zyrat e Qeverisë, ku zakonisht kryeministri Kurti pret zyrtarët e lartë ndërkombëtarë. Më herët gjatë ditës, Ursula von der Leyen ka zhvilluar takim edhe me […]

tetor 15, 2025 - 15:00
 0
Pas Osmanit, Presidentja e KE-së takohet me Kurtin në Kuvend

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në një takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Takimi po zhvillohet në objektin e Kuvendit të Kosovës dhe jo në zyrat e Qeverisë, ku zakonisht kryeministri Kurti pret zyrtarët e lartë ndërkombëtarë.

Më herët gjatë ditës, Ursula von der Leyen ka zhvilluar takim edhe me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.