PD dorëzon në KQZ kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet e pjesshme lokale

PD ka dorëzuar sot kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për regjistrimin në zgjedhjet e pjesshme lokale, që mbahen më 9 nëntor. Zgjedhjet e pjesshme lokale do të mbahen në 5 bashkitë e vendit, në Mat, Vlorë, Cërrik, Berat dhe Tepelenë, duke përjashtuar bashkinë e Tiranës, pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi dekretin e presidentit Begaj pas ankimimit […]

tetor 16, 2025 - 17:00
 0
PD dorëzon në KQZ kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet e pjesshme lokale

PD ka dorëzuar sot kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për regjistrimin në zgjedhjet e pjesshme lokale, që mbahen më 9 nëntor.

Zgjedhjet e pjesshme lokale do të mbahen në 5 bashkitë e vendit, në Mat, Vlorë, Cërrik, Berat dhe Tepelenë, duke përjashtuar bashkinë e Tiranës, pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi dekretin e presidentit Begaj pas ankimimit të Erion Velijat për shkarkimin e tij.

Emrat e përzgjedhur nga PD për kryetar në këto bashki janë:

Gabriel Guma – Tepelenë

Dionis Sota – Vlorë

Eduart Brahlika – Mat

Amarildo Hoxha – Cërrik

pd kqz