PDK kërkon angazhim të plotë institucional për situatën me vërshimet

Partia Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media ka shprehur solidaritetin e plotë me të gjitha komunat e Kosovës dhe me çdo qytetar që është prekur nga vërshimet e shkaktuara si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut. PDK u ka bërë thirrje institucioneve qendrore që të marrin përgjegjësinë e plotë që u takon

Jan 6, 2026 - 18:30
 0
PDK kërkon angazhim të plotë institucional për situatën me vërshimet
PDK kërkon angazhim të plotë institucional për situatën me vërshimet

PDK kërkon angazhim të plotë institucional për situatën me vërshimet

Partia Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media ka shprehur solidaritetin e plotë me të gjitha komunat e Kosovës dhe me çdo qytetar që është prekur nga vërshimet e shkaktuara si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.

PDK u ka bërë thirrje institucioneve qendrore që të marrin përgjegjësinë e plotë që u takon, duke aktivizuar të gjitha mekanizmat shtetërorë për menaxhimin e situatës emergjente.

“Ndihma për komunat e prekura, familjet dhe bizneset duhet të jetë e shpejtë, e drejtë dhe pa burokraci të panevojshme. Në këto momente, prioritet absolut duhet të jetë siguria e qytetarëve, mbrojtja e jetës dhe pronës, si dhe rikthimi sa më i shpejtë i normalitetit në zonat e prekura. Partia Demokratike e Kosovës, përveçse qëndron pranë qytetarëve në çdo komunë të vendit, i siguron qytetarët se në komunat ku qeveris është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme institucionale për t’u dalë në ndihmë, në mënyrë që askush të mos mbetet i vetëm në përballimin e kësaj situate të vështirë”, shkruhet ndër tjerash në komunikatën e PDK-së.