PDK, LDK, AAK e Nisma refuzojnë ftesën e VV-së për seancë të buxhetit
Pas Lidhjes Demokratike të Kosovës, nesër në seancën e parë e cila nis nga ora 11:00 e ku parashihet të votohet buxheti, nuk do të marrin pjesë as Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Ndërkaq, nga AAK-ja, zëdhënësi Kushtrim Xhemajli, tha se në seancën e dytë do të jenë prezentë, por


Pas Lidhjes Demokratike të Kosovës, nesër në seancën e parë e cila nis nga ora 11:00 e ku parashihet të votohet buxheti, nuk do të marrin pjesë as Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Ndërkaq, nga AAK-ja, zëdhënësi Kushtrim Xhemajli, tha se në seancën e dytë do të jenë prezentë, por s’kanë votë pro mandatarit Glauk Konjufca.
“Nesër nuk marrim pjesë në seancën e parë, në të dytën votojmë kundër”, deklaroi ai.
Derisa sekretarja e PDK-së Vlora Çitaku, deklaroi se para fillimit të seancës do të mbajnë konferencë për shtyp.
“Sot kemi pasur mbledhjen e GP-së bashkë me kryetarin Hamza, dhe ne nuk do të marrim pjesë në seancën e parë. Para fillimit të seancës do të mbajmë konferencë për shtyp”, u shpreh Çitaku.
Po ashtu nesër do të mbahet edhe seanca për votimin e qeverisë e cila pritet të nisë nga ora 14:00. /KK
