Për çka dyshohet ish-drejtori i NP Rrugë shtetërore, Ejup Rustemi?!
MPB ka ngritur padi penale ndaj ish-drejtorit të NP Rrugë shtetërore, Ejup Rustemi për shkak se ekzistojnë dyshime për keqpërdorim gjatë Furnizimeve publike në këtë ndërmarrje. Përveç tij padi ka The post Për çka dyshohet ish-drejtori i NP Rrugë shtetërore, Ejup Rustemi?! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

MPB ka ngritur padi penale ndaj ish-drejtorit të NP Rrugë shtetërore, Ejup Rustemi për shkak se ekzistojnë dyshime për keqpërdorim gjatë Furnizimeve publike në këtë ndërmarrje. Përveç tij padi ka edhe për Drilon Zymberin, udhëheqës në sektorin për pagesa të pikave pagesore dhe kontroll, Ejup Latifin, ndihmës drejtor për mirëmbajtjen e rrugëve dhe Xhemal Billbillovskin, pronarë i kompanisë së sigurimit dhe një person nga Shkupi.
“Bëhet fjalë për një kontratë të prokurimit publik të lidhur me datën 08.08.2022, me të cilën menaxheri i dyshuar i agjencisë së sigurimit zotohej që për dy vite të ofrojë siguri të vazhdueshme fizike 24/7 në të 14 pikat e pagesave të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore. Ndonëse ka qenë i detyruar sipas kontratës së nënshkruar, ai nuk i është përmbajtur detyrimit dhe për të gjithë periudhën e kontratës ka dhënë vetëm siguri fizike të pjesshme”, njoftojnë nga MPB-ja.
Dyshohet se ata e kanë dëmtuar buxhetin në vlerë prej 46.9 milionë denarë. Prokuroria kërkon paraburgim për pronarin e kompanisë, ndërsa për të tjerët masë të kujdesit.
“Në këtë mënyrë, të dyshuarit e tjerë i kanë mundësuar bartësit të dyshuar të prokurimit që të fitojë dobi pasurore kundërligjore në vlerë prej 46.918.079 denarë dhe me këtë i kanë shkaktuar dëm të madh Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore. Prokurori publik ka dorëzuar propozim në Gjykatën Themelore Penale në Shkup për caktimin e masës paraburgim për të dyshuarin e parë, ndërsa për të tjerët është propozuar masa e sigurimit”, njoftojnë nga Prokuroria.
Sipas burimeve, i dyshuari i parë është Xhemal Bilbilovski i cili është pronar i kompanisë për sigurime “2SS”. Sipas burimeve të njëjta, 15 persona janë të dyshuar, zyrtarë të tanishëm dhe ish zyrtarë në disa institucione, si Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore, “Rrugët e Maqedonisë”, Inspektorati i Punës dhe Sektori i Minierave.
The post Për çka dyshohet ish-drejtori i NP Rrugë shtetërore, Ejup Rustemi?! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .