Për mbrojtjen e qytetarëve të RMV-së gjatë shërbimeve bankare, Banka Popullore dhe OKM-ja do të bashkëpunojnë

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut që do të kenë probleme gjatë shërbimeve bankare dhe kursimore, do të kenë mbështetjen e Organizatës së Konsumatorëve në Maqedoni (OKM) dhe Bankës Popullore në RMV, transmeton Portalb.mk. “Në veçanti është e rëndësishme se me këtë memorandum parashihet zgjidhje miqësore e mosmarrëveshjeve përderisa numër i madh i konsumatorëve janë të […]

shkurt 2, 2025 - 15:00
 0  3
Për mbrojtjen e qytetarëve të RMV-së gjatë shërbimeve bankare, Banka Popullore dhe OKM-ja do të bashkëpunojnë
Kartelë bankare, bankë, para

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut që do të kenë probleme gjatë shërbimeve bankare dhe kursimore, do të kenë mbështetjen e Organizatës së Konsumatorëve në Maqedoni (OKM) dhe Bankës Popullore në RMV, transmeton Portalb.mk.

“Në veçanti është e rëndësishme se me këtë memorandum parashihet zgjidhje miqësore e mosmarrëveshjeve përderisa numër i madh i konsumatorëve janë të dëmtuar nga ofrues të njëjtë të shërbimeve financiare të cilat i mbikëqyr Banka Popullore”, deklaroi kryetarja e OKM-së, Marijana Lonçar-Velkova.

Ajo nënshkroi aneksin e Memorandumit për bashkëpunim me guvernatoren e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, aneks që pritet të thellojnë bashkëpunimin ndërmjet këtyre dy institucioneve për mbrojtjen e qytetarëve që përdorin shërbime bankare.

“Banka Popullore vazhdimisht punon edhe në përmirësimin  e kornizës ligjore në fushën e mbrojtjes së përdoruesve të shërbimeve bankare, nga ku në fazë të avancuar është edhe miratimi i ndryshimeve të duhura në Ligjin e Bankave”, tha Angellovska-Bezhoska.