U asgjësuan 110 kilogramë ushqime të pasigurta nga kuzhinat e spitaleve në Maqedoninë e Veriut
Njëqind e dhjetë kilogramë ushqime të pasigurta janë asgjësuar javën e kaluar nga inspektorët e ushqimit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në kuzhinat e objekteve spitalore në vend, në kuadër të 43 inspektimeve të jashtëzakonshme të kryera, njoftuan ata, raporton Portalb.mk. Qëllimi i kontrolleve të jashtëzakonshme në kuzhina ishte të kontrollohej nëse kuzhinat […]
Njëqind e dhjetë kilogramë ushqime të pasigurta janë asgjësuar javën e kaluar nga inspektorët e ushqimit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në kuzhinat e objekteve spitalore në vend, në kuadër të 43 inspektimeve të jashtëzakonshme të kryera, njoftuan ata, raporton Portalb.mk.
Qëllimi i kontrolleve të jashtëzakonshme në kuzhina ishte të kontrollohej nëse kuzhinat janë të regjistruara si operatorë ushqimor, nëse dhe në çfarë mase plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe specifike për higjienë, kërkesat e sigurisë në lidhje me punonjësit në kuzhina, zbatimin e rregullave për Praktika e Mirë Higjienike dhe Praktika e Mirë e Prodhimit dhe procedurat HACCP, ndjekja, origjina e lëndëve të para, manipulimi me ushqimet dhe përmbushja e kritereve mikrobiologjike të ushqimit.
“Nga kontrollet u konstatua se 5 kuzhina nuk kishin përmbushur detyrimin ligjor për t’u regjistruar si operatore ushqimore në AUV, 4 nuk plotësonin kërkesat e sigurisë teknike, pra u konstatua dëmtim i hapësirave ku përgatitet ushqimi. Tetë nga kuzhinat nuk plotësonin kërkesat për Higjienë të Mirë dhe Praktikë të Mirë Prodhimi si kërkesat e sigurisë ushqimore”, raportoi AUV.
Agjencia ka dhënë 15 vendime dhe 5 dënime për parregullsi tjera.