Përdhosi flamurin e Turqisë gjatë një iftari në Mitrovicë, 1 vit burgim me kusht dhe 4 mijë euro gjobë për Zeqirin
Pas arritjes së marrëveshjes për pranim fajësie me Prokurorinë, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 1 vit burgim me kusht dhe 4 mijë euro gjobë Dijamant Zeqirin lidhur me akuzën për nxitjes të përçarjes dhe mosdurimit, si dhe për...


Pas arritjes së marrëveshjes për pranim fajësie me Prokurorinë, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 1 vit burgim me kusht dhe 4 mijë euro gjobë Dijamant Zeqirin lidhur me akuzën për nxitjes të përçarjes dhe mosdurimit, si dhe për armëmbajtje pa leje.
Zeqiri akuzohej se gjatë organizimit të një iftari në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë, ishte afruar në vendngjarje dhe me një mjet të mprehtë kishte shqyer dhe përdhosur flamurin kombëtar të Republikës së Turqisë, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.
