Përditësohen të dhënat e KQZ-së: LVV-së i shtohen 149 vota, AAK-Nisma 61, PDK e LDK mbesin me numra të njëjtë prej dje
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka përditësuar të dhënat e rezultateve nga numërimi i deritashëm i votave. Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 340,690 vota apo 40.87%, kur janë procesuar 99.57% e vendvotimeve nga qendrat e numërimit, sipas të dhënave të fundit të përditësuara sot në 11:54. Në përditësimin e fundit të martën, kjo parti numëronte 340,541 vota
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka përditësuar të dhënat e rezultateve nga numërimi i deritashëm i votave.
Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 340,690 vota apo 40.87%, kur janë procesuar 99.57% e vendvotimeve nga qendrat e numërimit, sipas të dhënave të fundit të përditësuara sot në 11:54. Në përditësimin e fundit të martën, kjo parti numëronte 340,541 vota, apo 40.86%. Pra, ka 149 vota më shumë nga përditësimi paraprak.
Partia Demokratike e Kosovës tani ka mbetur me të njëjtat vota (183,661) që prej përditësimit të djeshëm në 18:32. Ajo tash ka 22.03% të votave
I pandryshuar ka mbetur edhe numri i votave të Lidhjes Demokratike e Kosovës (146,815 vota, sikurse dje), apo 17.61%.
Koalicioni AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30 ka 62,172 vota, apo 7.46%. Në përditësimin paraprak kishte 62,111 vota, apo 7.45% (61 vota më shumë).
Pasi të numërohen të gjitha votat e rregullta do të nisë numërimi i votave me postë dhe atyre me kusht.
Sipas rezultateve pothaujse përfundimtare, Eugen Cakolli nga koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim thotë se ndarja e mandateve për partitë shqiptare do të jetë kështu: LVV – 47 deputetë, PDK – 25 deputetë, LDK – 20 deputetë, AAK – 8 deputetë.
![](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/02/localimages/KQZ-n-642x600.png)