Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër tetë personave për falsifikim të dokumenteve dhe shpëlarje parash

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër tetë personave të dyshuar për “Falsifikim të dokumenteve” dhe “Shpëlarje parash”. “Pas zhvillimit të hetimeve disa vjeçare, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër personave fizik: E.M, K.A, E.LL, K.LL dhe I.L dhe personave juridik: “M…”, “AHK”

dhjetor 13, 2024 - 17:00
 0  6
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër tetë personave për falsifikim të dokumenteve dhe shpëlarje parash
prokuroria-speciale-ngre-aktakuze-kunder-tete-personave-per-falsifikim-te-dokumenteve-dhe-shpelarje-parash

prokuroria-speciale-ngre-aktakuze-kunder-tete-personave-per-falsifikim-te-dokumenteve-dhe-shpelarje-parash

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër tetë personave të dyshuar për “Falsifikim të dokumenteve” dhe “Shpëlarje parash”.

“Pas zhvillimit të hetimeve disa vjeçare, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër personave fizik: E.M, K.A, E.LL, K.LL dhe I.L dhe personave juridik: “M…”, “AHK” dhe “QKK”. Për të pandehurit ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 par.3 i KPRK-së dhe veprën penale “Shpërlarje e parave” e përcaktuar me nenin 308 lidhur me nenin 40 dhe 81 të KPRK-së – nr. 04/L-082 dhe lidhur me nenin 56 par.1 nën par.1.6 të Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.”