Përforcimi i parë, Tare transferon te Milani yllin 40 milionësh

Igli Tare pritet të jetë drejtori i ri sportiv i Milanit, zyrtarizimi mund të ndodhë me shumë gjasa brenda javës që vjen. Me marrjen e postit të ri, Tare duhet të fillojë direkt nga puna për të përforcuar ekipin për sezonin e ardhshëm. Mediat italiane raportojnë se “detyra” e parë e Tare-s si drejtor sportiv […]

Mars 10, 2025 - 13:00
 0  5
Përforcimi i parë, Tare transferon te Milani yllin 40 milionësh

Igli Tare pritet të jetë drejtori i ri sportiv i Milanit, zyrtarizimi mund të ndodhë me shumë gjasa brenda javës që vjen.

Me marrjen e postit të ri, Tare duhet të fillojë direkt nga puna për të përforcuar ekipin për sezonin e ardhshëm.

Mediat italiane raportojnë se “detyra” e parë e Tare-s si drejtor sportiv i kuqezinjve do të jetë të arrijë marrëveshjen me Valencia-n, për transferimin e Javi Guerra-s.

Edhe pse 21-vjeç, Guerra ka dëshmuar të jetë një nga perspektivat më interesante në Spanjë, gjë që ka ngjallur interesin e disa skuadrave evropiane, ndaj dhe Milan kërkon të mbyllë sa më shpejt marrëveshjen, duke dashur të përfitojë edhe nga momenti jo i mirë që po kalon Valencia, e cila është në garë për mbijetesë në La Liga.

Kuqezinjtë janë të gatshëm të paraqesin një ofertë prej rreth 40 milionë euro në përpjekje për të bindur Valencia-n të ndahet me mesfushorin, detyra e Tare do jetë pikërisht të përshpejtojë arritjen e marrëveshjes.