Kosova në arenën sportive ndërkombëtare: Ekspozita e Blerim Ukës që rrëfen historinë përmes fotografisë
Në Prishtinë është hapur ekspozita me titullin “Historiku dhe promovimi për pranimin e Kosovës në sportin ndërkombëtar nëpërmjet aparatit fotografik”, nga fotografi i njohur Blerim Uka. Ekspozita, e cila do të jetë e hapur për vizitorë në datat 6 dhe 7 dhjetor 2024, prezanton fotografi ekskluzive që pasqyrojnë përpjekjet lobuese për njohjen ndërkombëtare të futbollit […]
Në Prishtinë është hapur ekspozita me titullin “Historiku dhe promovimi për pranimin e Kosovës në sportin ndërkombëtar nëpërmjet aparatit fotografik”, nga fotografi i njohur Blerim Uka.
Ekspozita, e cila do të jetë e hapur për vizitorë në datat 6 dhe 7 dhjetor 2024, prezanton fotografi ekskluzive që pasqyrojnë përpjekjet lobuese për njohjen ndërkombëtare të futbollit kosovar. Në qendër të saj qëndrojnë momente historike, përfshirë fushatat ndërkombëtare të njohura si “Accept Kosovo in UEFA/FIFA”, që patën një ndikim të madh në afirmimin e Kosovës në arenën sportive globale.
Blerim Uka, përmes aparatit të tij, ka dokumentuar një udhëtim të gjatë dhe të vështirë drejt njohjes ndërkombëtare, transmeton portali DrenicaOnline.
Ai ka lobuar në të gjithë botën për ta bërë të mundur që Kosova të pranohet si pjesë e familjes sportive globale, duke shpalosur një histori të mbushur me sfida dhe suksese.
Mos e humbisni këtë ngjarje të veçantë, që shërben si dëshmi e përkushtimit dhe dashurisë për sportin e Kosovës.